Përshëndetje, jam 19 vjeç dhe kam një problem me zemrën, ose të paktën kështu më duket. Para disa ditëve ishim në mal për pushime dhe bënte aq ftohtë, sa m’u duk sikur ngriva, dhe që prej asaj dite nuk e kam zemrën në rregull. I dëgjoj të rrahurat e zemrës, nuk mund të shtrëngohem fort apo të bërtas ose të ngre gjëra të rënda dhe më djeg ndonjëherë vendi ku është zemra. Çfarë simptomash janë këto? A janë të rrezikshme dhe çfarë duhet të bëj? Faleminderit
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 Maji; Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 / +355662770750
Përshëndetje! Ankesat që ju referoni janë të gjitha atipike. Pra, janë ankesa të cilat nuk duken që lidhen me zemrën. Ju i lidhni me një ekspeditë të caktuar, në një ekskursion në të ftohtë. Diagnoza më e mundshme në rastin tuaj do të ishte nevralgji interkostale apo mialgji. Këto lidhen me dhembjen që vjen nga muskulatura e brinjëve apo dhembja që vjen nga nervat që kalojnë mes brinjëve. Kjo është një situatë e zakonshme në moshat e reja. Natyrisht që është absolutisht e parrezikshme. Fakti që ju shqetësimet i ndjeni kur flisni me zë të lartë, kur merrni frymë apo ndërroni pozicion, kjo na qetëson më shumë, pasi dhembja e zemrës nuk ka lidhje me pozicionin.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!