Doktoreshë, unë jam 38 vjeçe dhe dua t’ju tregoj problemin që kam me sytë. Kam shumë qeska nën sy. Nga se formohen këto, dhe a ka një mënyrë që të zhduken?
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165
Përshëndetje, e dashur letërshkruese,
Qeskat e syve janë një problem vërtet i madh estetik, kryesisht për femrat, por si defekt estetik nuk përjashtohen as meshkujt. Në praktikën okulistike njihet me emrin Prolapsi Orbital, pasi qeskat e syve janë pasojë e dëmtimit të septumit (ndarëses) që ndan strukturat kutane (të lëkurës) dhe muskulare të kapakëve të syve nga dhjami orbital që ndodhet nën to.
Prolabimi orbital ose “dalja” e dhjamit vjen si pasojë e lëshimit apo dëmtimit të këtij septumi, dhe në këto kushte, dhjami i prolabuar del në kapakët e syve si qese e varur.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!