Dy djemtë e grupit “Revolt Klan” shquhen për bashkëpunimet e tyre më këngëtarë apo këngëtare të tjera. Bashkëpunimi që kanë sjellë këtë herë është sa i bukur po aq i veçantë. Veçantia nis që nga titulli “BMSHF” të cilin djemtë e grupit e kanë zgjedhur si shkurtim i “Baby me shumë forma” dhe duke vazhduar me faktin që ky bashkëpunim është bërë me dy djem të tjerë vëllezërit Hit-Man& Rolla. Lexojini…!
Klajd Heta:- Revolt Klan, sapo keni publikuar këngën tuaj më të fundit “BMSHF”, e cila ka patur shumë sukses. Ju vetë si e konsideroni këtë këngë?
Revolt Klan:- Kjo këngë për ne është rikthim në identitetin e grupit, ashtu siç e kemi nisur 12 vite më parë; Febi në rap dhe Bruno në R&B.
– Çfarë është BMSHF?
– Është shkurtim i “baby” në shumë forma. Ju prisnim me ndonjë këngëtare femër, por ju zgjodhët të bashkëpunoni me dy djem goxha të suksesshëm si Hit-Man & Rolla.
– Si lindi kjo ide? kush e solli dhe kush ftoi kë?
– Dy bashkëpunimet e fundit i kemi patur me dy prej femrave më të dashura për publikun shqiptar. Në hip-hop, sidomos në skenën shqiptare, ende nuk njohim një femër rapper. Me Hit-Man dhe Rolla tashmë kemi disa muaj që bashkëpunojmë. Janë çuna të talentuar veçse të suksesshëm, dhe kemi besim që do të sjellim material shumë të bukura në vazhdim.
– Pse zgjodhët ta nxirrni pikërisht tani?
– Datës nuk i kemi dhënë shumë rëndësi. E nxorrëm sapo u bë gati video. Ky bashkëpunim duket se ka rezultuar i suksesshëm.
– Do vazhdoni të bashkëpunoni?
– Patjetër, kemi shumë projekte që presin të publikohen.
– Çfarë e bën interesant bashkëpunimin tuaj me Hit-Man & Rolla?
– Bashkëpunimi Jug, Veri, Toskë e Gegë.
– Keni marrë vlerësime apo kritika? Cili ka qenë mesazhi më pikant që keni marrë?
– Kemi marrë kryesisht vlerësime, por edhe kritikat i mirëpresim, në mënyrë që të rritem profesionalisht edhe më tepër. Mesazh pikant s’di të them, por shumë vajza simpatike bëjnë video duke kënduar këngën e re dhe i dërgojnë në Instagramet e Revolt Klan dhe Hit-Man & Rolla.
– Disa grupe e kanë ndryshuar ose përshtatur në forma të ndryshme emrin e grupit. Sa e volitshme është kjo?
– Për ne nuk ka rëndësi kjo gjë, ndaj që prej 12 vitesh nuk e kemi ndryshuar. Nuk ta bën ndryshimi i emrit një këngë hit. Grupi nuk është lokal që i ndryshon emrin dhe arredimin.
– Nëse për arsye të caktuara do t’ju kërkohej ta ndryshonit emrin e grupit, cilin do të kishit në mendje?
– Ndoshta mund ta linim vetëm “Revolt”.
– Cila është filozofia sipas së cilës funksionon grupi?
– Nuk ka shumë filozofi sesa ka nevojë për kreativitet në prurjet muzikore. Filozofinë t’ia lëmë filozofëve, se sot ka shumë në skenën shqiptare. Ne mbetemi te muzikantët.
– Nisur nga koha që ju jeni bërë pjesë e tregut muzikor e deri më sot, çfarë shihni se ka ndryshuar në muzikë?
– Muzika vetëm ndryshon. Çdo vit sjell një stil të ri. Shumë artistë e shohin vetminë si aleate.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!