Edashur Lorela! Kam lexuar shkrimet tuaja të përjavshme dhe vendosa t’iu shkruaj edhe unë lidhur me pyetjen time. Jam një nënë 43 vjeç dhe kam vajzën time në moshën 15 vjeç por shpesh këto ngrihet natën e djersitur dhe më thotë se nuk mundet dot të flejë sepse shpirtra të vdekur nuk e lënë atë por flasin dhe më betohet që është e vërtetë që komunikon me ata çdo natë. Nuk di si t’ia heq vajzës time këto fiksime se po çmendem. Pse duhet ti shfaqen këto? Si duhet të veproj?
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan dhe na sjell shqetësimin tënd. Mesa duket, është fjala për një shqetësim i cili bën pjesë tek çrregullimet e gjumit. Çrregullimet e gjumit janë episode anormale ose fiziologjike që ndodhin veçanërisht dhe ekskluzivisht gjatë fazave të ndryshme të gjumit apo gjatë ciklit gjumë-zgjim dhe aktivizojnë mekanizma të cilët kthehen në problematike për individin i cili vuan prej tyre. Natyrisht që këtu nuk dalim dot në përfundime definitive dhe shumë të sakta, sepse duhet eksploruar aspekti gjenetik dhe shfaqja e problematikës; pra, nëse keni ndonjë familjar që ka vuajtur nga të tilla çrregullime, kur kanë filluar t’i shfaqen vajzës këta elementë, në cilën fazë të gjumit janë të pranishme, a ka vështirësi të tjera të lidhura me pagjumësinë apo gjumësinë e shtuar e me radhë. Rasti i vajzës tënde duket se lidhet me praninë e maktheve të natës. Karakteristikë e tyre është shfaqja e përsëritur e ëndrrave terrorizuese, të cilat zgjojnë individin nga gjumi, duke shkaktuar ankth, terror dhe stres të vazhdueshëm. Individi shikon përherë të njëjtat ëndrra/makthe të frikshme. Në çastin e rizgjimit vajza mund të jetë shumë e kthjellët dhe tregon me detaje përmbajtjen e ëndrrës. Makthet e natës zakonisht shfaqen në fëmijëri ose adoleshencë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!