Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I bëj për vete dhe i lë

Përshëndetje gazeta Intervista! E lexoj pothuajse çdo javë gazetën tuaj dhe mendova që të shkruaj edhe unë një letër drejtuar rubrikës së psikologes. Unë jam një vajzë 27 vjeçe dhe kam patur një histori dashurie të gjatë me një person i cili në fund më zhgënjeu dhe që nga ndarja me të unë nuk po mundem dot të krijoj lidhje. Sapo filloj të pëlqej dikë në momentin që e shoh që e bëj për vete unë nga frika largohem dhe nuk dua të kem më kontakt fare me atë njeri. Kjo më ka ndodhur jo vetëm me një mashkull po me disa, kam nisur të provoj një histori dhe nuk kam mundur dot t’a vazhdoj, nuk e di por më është bërë si ves që ti bëj njerëzit për vete dhe pastaj të largohem dhe në momentin që ata dorëzohen me mua unë e vuaj dhe dua të bëj çmos që të kthehen. Si shpjegohet kjo ju lutem?

 Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Fillimisht të falënderoj që ndan me ne shqetësimin tënd.  Është e natyrshme që zhgënjimet të cilat vijnë nga ndarjet të sjellin shumë mungesë, trishtim, boshllëk dhe ndjesi refuzimi. Sidomos kur koha e kaluar me dikë ka qenë e gjatë dhe pritshmëritë e larta; atëherë dhe zhgënjimi është më i madh dhe dhimbja më e thellë. Për nga natyra që ka marrëdhënia me partnerin, ndryshe nga marrëdhëniet e tjera shoqërore apo profesionale, kur përfundon sjell më shumë kosto emocionale sepse preken më shumë aspekte të vetes tonë. Çdo ndarje është e vështirë dhe shkakton ndjenja negative, duke e kthyer mendjen shpeshherë në kohën dhe kujtimet e bukura të kaluara me atë njeri që nuk është më në jetën tonë. Ky është një mekanizëm normal që i ndodh pothuajse gjithkujt në situata të ngjashme, e që nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon më shumë trishtim dhe vetmi.  Por, koha ecën përpara, fatmirësisht. Hapi i parë që duhet bërë, është të pranohet situata dhe t’i japësh vetes kohë të ezaurosh “çështjet” e lëna pezull. Ngjarjet që ti përshkruan mund të ndodhin sepse ka gjasa që nuk ndihesh gati të mirëpresësh një njeri të ri në jetën tënde. Ndarjet, kur përjetohen shumë, janë si plagët, të cilat kanë nevojë për kohën e vet të shërohen. Pa u “shëruar” psikologjikisht, është e pamundur të angazhohesh në një marrëdhënie të re. Për këtë arsye, është thelbësore të zbrazesh nga cdo ndjesi që ai person mund të ketë lënë. Nëse ke ende gjëra të lëna pezull, fol dhe sqaroji me të. Fol për të nëse ke nevojë, mbështetu tek miqtë dhe shokët, mos mendo se duke fshehur ndjesitë ato do kalojnë vetë, përkundrazi. Shkarko çdo mendim dhe emocion  sepse ndarjet dhe zhgënjimet kanë nevojë për katarsis dhe një lloj “pastrimi”. Të gjitha këto janë parakushte për t’u përfshirë më tej në raporte të tjera, sepse ka shumë mundësi që frikërat e mëparshme që mund të jenë krijuar nga kjo ndodhi, të aktivizohen në mënyrë të pavetëdijshme dhe në të tashmen.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mihrije Braha: Mjaftojnë pak minuta me mua dhe...

Next Post

Anila Çela: Shpirtin s'na e sheh kush

Advertisement