Jam një burrë që kam bërë infarkt në zemër para një viti dhe para dy ditësh pata një dhimbje kraharori mbi dy orë dhe mjekët më thanë që mund të kesh bërë një infarkt të dytë. Jam i shqetësuar se kam dëgjuar që një infarkt i dytë është fatal. Mund të më orientoni disi ju lutem se nuk po më shpjegon njeri në spital! Faleminderit.
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:- Përshëndetje! Nëse keni një infarkt të dokumentuar para një viti dhe keni patur një dhimbje gjoksi të zgjatur me ndryshimet karakteristike të infarktit në EKG, atëherë me shumë mundësi keni kaluar një infarkt të dytë. Nëse nuk ka patur ndryshime në EKG por thjesht një dhimbje gjoksi të zgjatur pa ndryshime, mundësia e një infarkti është më e vogël. Për të vendosur diagnozën e infarktit ne na duhen të paktën dy nga tre elementet e mëposhtëm:-Dhimbja e zgjatur e gjoksit. -Ndryshimet tipike në EKG. -Troponina pozitive në analizat biokimike. Një rol të rëndësishëm luan dhe eko e zemrës e cila përcakton një zonë tjetër të dëmtuar të zemrës.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!