Bëhet fjalë për Arjola Pëllumbin, e shpallur shoqëruesja e parë e Miss Shqipëria 2017, është vajza e cila përfaqësoi Shqipërinë në eventin e bukurisë “Miss Model Of The Ëorld ”. Arjola na përshkruan emocionet që ka kalur në këtë event, duke përmendur dhe momentet magjike të pjesëmarrjes në një nga konkurset më të mëdha të bukurisë në botë.
Marjon Gorica:-Arjola, si ka nisur rrugëtimi yt në “Miss Shqipëria”?
Arjola Pëllumbi:- Fillimisht dua t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për intervistën! Pjesëmarrja ime tek “Miss Shqipëria” ishte realizimi i një prej ëndërrave më të mëdha për mua. Me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë u bëra pjesë e edicionit të 19-të të “Miss Shqiperia”duke filluar kështu një rrugëtim ndryshe.
-Si u ndjeve kur u shpalle shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria”?
-Emocion i papërshkrueshëm! Nata finale ishte thjesht magjike! Momenti kur emri im u dëgjua si shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria” ishte një nga momentet më të bukura të jetës time. U përlota sepse nuk e prisja, pashë lot gëzimi në sytë e familjarëve të mi të cilët e përjetuan dhe plotësuan lumturinë e papërshkrueshme të atij momenti.
-Si ishte për ty pjesmarrja në “Miss Model of the Ëorld 2017”?
-Vjen një moment në jetë që ëndrrat bëhen realitet. E tillë ishte për mua pjesëmarrja në një eveniment kaq të rëndësishëm si “Miss Model Of The Ëorld 2017”. Të sfiloja në skenën ndërkombëtare ishte një emocion i papërshkrueshëm që nuk do të harrohet kurrë.
-A pate mbështetjen e mjaftueshme nga Shqipëria?
– Kur je larg vendit tend dhe fjala më e vogël është mbështetje shumë e madhe. Jam shumë e lumtur nga kjo anë sepse kisha përkrahje pafund nga miqtë e mi dhe nga familja, të cilët i falënderoj me zemër për gjithçka. Gjithashtu një falënderim shkon edhe për ndjekësit e mi në rrjetet sociale të cilët me mesazhet dhe komentet e tyre ishin një motiv më tepër për të mos u ndjerë kurrë vetëm.
-Çfarë ishte e veçantë për ty përsa i përket organizimit të këtij kompeticioni në Kinë?
– Mund të them se çdo gjë ishte e veçantë për mua. Në Kinë duket se çdo gjë është krejtësisht ndryshe por që duhet të përshtatesha me kulturën e re. Organizimi ishte shumë ndryshe krahasuar me kompeticionin në Shqipëri. Një moment i veçantë për mua ishte edhe çasti kur u ngjita në skenën madhështore të spektaklit me flamurin tone kombëtar. Shumë emocione më përshkuan të cilat do mbeten gjatë në memorien time.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!