Këngëtarja simpatike Juvi, e cila nuk ka shumë që ka lançuar edhe klipin e saj më të ri me titull “Ta lo seen”, një klip shumë i pëlqyer dhe trendy, ka postuar një foto së fundmi në të cilën duket se po paralajmëron diçka. E vendosur me shpinë, në mesin e një krevati bashkëshortor, me një gotë shampanjë dhe një tufë me lule të bardha në duar, disa tullumbace mbi kokë që formonin fjalën “BRIDE”, (Nuse), duket se këngëtarja ose ka shkëputur një moment nga ndonjë projekt I radhës ose realisht por shkon drejt altarit…! Presim e shohim…!
Advertisement