E njohin të gjithë, ai bën video humoristike në Instagram dhe nga këto video u bë edhe personazh publik. Ka qenë pjesë e spektaklit “Dance ëith me” vitin e kaluar dhe aty tregoi që humori ishte pjesë e tij edhe në përditshmëri edhe në ekran. E duan të gjithë dhe mezi presin që të publikojë ndonjë video të tipit alla Xumi. Ai duket se i është përkushtuar edhe muzikës sepse sapo ka publikuar një këngë të re të cilën e ka bërë në bashkëpunim me këngëtarin Sajmir Misku. Nëse ndjen veten më shumë këngëtar, humorist apo asnjëherën nga këto, duhet të lexoni intervistën që kemi përgatitur me të…!
Fabjola Kuburi:- Xum, pse më duket sikur je gjithnjë duke vrapuar?
Xum Allushi:- Jeta është një garë e madhe dhe nëse s’vrapon më shpejt se të tjerët të shkelin.
– Për të të takuar ty, duhet patjetër të vish në…?
-Besoj në çdo vend që ka ushqim të mirë.
– Kur e ke kuptuar se ti je në gjendje t’i bësh të tjerët të qeshin?
-Pikërisht në atë moment që ata filluan të qeshnin.(Qesh)
– Thuhet se e qeshura të zgjat jetën. Ti, që bën vetëm grimca humoristike, e ke frikë vdekjen?
-Qyqa, grimca humoristike? Unë e kam humorin me kile, sa kilet e mia pothuajse (qesh). Jo, aspak i frikësohem vetëm Zotit sepse dhe vdekjen time ai e ka në dorë.
– Mesatarisht, sa qesh ti gjatë një viti, Xum?
-Besoj se nuk del viti për t’a matur.
– Në jetën e përditshme, njerëzit që të rrethojnë, kanë tendenca humori?
-Sigurisht që po, kot nuk thonë që gjen tenxherja kapakun, ashtu është edhe rrethi im i shoqërisë.
– Jemi në prag të festave të fundvitit. Ke menduar ndonjë proçkë për videot e tua humoristike?
– Sigurisht që po por edhe po nuk e mendova del gjithmonë diçka spontane dhe ato spontanet janë edhe më të bukurat, se nuk planifikohe, nuk priten dhe nuk maten të qeshurat. (qesh)
– Ore, ç’është ky muhabeti i këngës tënde të re me Sajmir Miskun do na tregosh pak?
-Kënga me Sajmirin “Pa ngjyrë” ishte diçka reale dhe e përjetuar nga unë, s’kam ça të shtoj, i thashë aty të gjitha.
– Tani, ti je këngëtar më shumë apo humorist?
-Unë nuk jam as këngëtar as humorist, unë jam një njeri artdashës.
– Ka ecur njëçikë kënga?
-Kënga u bë për qëllime të tjera dhe jo për biznes, kështu që për mua kishte ecur që pa dalë akoma.(Qesh)
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!