Mund të konsiderohet si një nga kick bokserët më të ri shqiptarë që po na e zbardhin fytyrën në mbarë botën por lirisht mund të thuhet se është një nga më të suksesshmit në këtë fushë sa të rezikshme aq edhe entuziaste. Dardan Avdylaj tregon se kick-boksin nuk do e ndalojë asnjëherë dhe nuk heq dorë për asnjë çmim edhe përkundër vështirësive që haset si në ushtrime e trajnime e deri në arenat e ndryshme. Ai ka vendosur që në këtë intervistë të rrëfehet dhe të tregojë diçka më shumë nga vetja. Një tjetër luan po bën që shqiptarët të mburen me të, i lexojmë këto rreshta bashkë..
Keni nisur karierën si kickbokser që në moshë të re, cilat janë sfidat që keni përjetuar deri tani?
Luftrat më interesante janë ato për tituj ku secilën herë është dashur të ushtroj më shumë se herën e parë për me qenë i pregaditur për kundërshtarin që ka emër, qëllimi im është që kur të boksoj për titull, të boksoj me dikë që ka vërtetë emër. Sfida më e madhe ka qenë para disa dite kur kam boksuar tre herë e në finale isha me një extra round ku e fitova ndeshjen.
Secila sfidë në jetë ka batica dhe zbatica, a ju ka ndodhur që deri më sot të vendosni të mos mereni më me kickboks?
Nuk kam vendosur asnjëherë të lë boksin. Kur kam qenë shpesh në pauza të trajnimit më ka pas motivuar vëllau im Hekuran Avdylaj me meçet e tij.
Deri më sot keni pasur shumë suksese në këtë fushë, keni fituar shumë çmime në pesha të ndryshme si në vitin 2002, 2005, 2007 e 2009, cili mendoni se është kulmi i karierës?
Me kilogram kam nisur që nga 73 kg, secilin vit unë boksoja me kilogramë më shumë se sa kisha unë, kur kisha 81 kilogram kam fituar titullin në Austri, merja pjesë edhe nëpër turne amatere nëpër botë ku edhe e kam marrë vendin e dytë, kur bëra 86 kilogram e kam fituar titullin ëKO dhe rrypin europian në Austri. Si amater kam 15 ndeshje dhe të gjitha fitore, në boksin profesionist kam 21 ndeshje e prej tyre 20 fitore e 1 humbje.
Nga gjitha ndeshje që keni pasur deri më tani keni fituar sa prej tyre që nuk është pak në këtë sport, sa i kënaqur jeni me veten?
Në përgjithësi jam shumë i kënaqur, te sporti është punë fati nëse është dita jote është e jotja nëse jo nuk është dhe mbaroi, unë kam edhe përkrahjen e të gjithëve të rrethit të vëllaut tim, sepse ne cfarë bëjmë e bëjm për shqiptarët në mbarë botën që ata të ndihen krenarë me ne.
Kush është Dardani jashtë arenës së kickboksit, me çfarë tjetër mereni. A mendoni se keni mund të jepni akoma më shumë nga vetja?
Jashtë kick boksit unë merem me menaxhimin e kompanisë familjare. Qëllimi im është që të arrijë të boksoj me bokser të njohur që kanë karierë të madhe.
Mendoni të vazhdoni edhe gjatë me kickboks?
Patjetër, asnjëherë nuk e kam ndërmend të ndaloj.