Ekzistojnë disa diamantë të vegjël, që ia vlen t’i zbuloni dhe që mund t’i vizitoni pa qenë nevoja t’i shponi xhepat. Mjafton një valixhe, dëshira dhe shoqëria e mirë; këto janë tre gjërat që ju nevojiten. Të tjerat lërjani gazetës sonë, që do të jetë guida juaj në këtë aventurë!

foto 1- antwerp1. Antverpi, Belgjikë
Antverpi apo Amversa, siç quhet në frengjisht, është porti më i madh belg, që ndodhet aty ku lumi Sheld derdhet në Detin e Veriut. Qyteti njohu një zhvillim të madh kulturor në shekullin e XVII, kur qendra e krijimtarisë artistike u zhvendos nga Brukseli në Antverp. Në këtë qytet ka lindur edhe piktori i famshëm flamand, Piter Pol Rubens.
Shëtitje për fashionistat (personat që ndjekin modën)
Një vizitë e detyrueshme duhet bërë në sheshin e bukur Grote Markt (sheshi i madh). Kjo është edhe qendra historike e qytetit, me ndërtesa të shekullit të XVI. Rrotull tij gjenden shumë atraksione, si: Koninklijk, Muzeu i Arteve të Bukura të Antverpit. Lagjja Latine është ajo që duhet për fashionistat, sepse vitrinat janë të mbushura me këpucë, rroba dhe bizhuteri që do t’ju lënë me gojë hapur. Bëni një shëtitje edhe në lagjen e modës Modenatie, që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Nationale dhe Drukkerijstraat. Këtu do të shihni edhe Institutin e Modës së Flandrës, Muzeun e Modës (MOMU) dhe Akademinë e Modës.

 

foto 2-1 porto2. Porto, Portugali
Nuk është aspak e rastësishme që qendra historike e qytetit, e cila shtrihet brenda mureve të shekullit XIV ndodhet në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. Lumi Douro, që e ndan qytetin në dysh, është një atraksion më vete. Porto është krenar për verën e famshme me të njëjtën emër, që identifikohet me Portugalinë. Vishni atletet sepse Porto njihet si qytet i shkallëve. Shihni nga afër kishën e shekullit XVIII, Igreja dos Clerigos, që është një nga kishat e para baroke të ndërtuara në vend. Për ta parë Porton nga lart, ngjituni në majë të kullës së kishës dhe shijoni pamjen panoramike të qytetit.
Relaksohuni në kafenë e njohur Cafe Majestic, e cila që prej vitit 1920 është streha e artistëve e shkrimtarëve dhe shijoni një kafe aromatike. Mos rrini pa parë nga afër edhe stacionin e trenit Sao Bento, me 20 mijë pllakat e tij majolike, të vendosura me mjeshtëri nga artisti më i famshëm i kësaj rryme në Portugali, Zhorzhe Kolako, që zbukurojnë sallën qendrore të stacionit. Mos lini pa parë edhe katedralen Se, që ngrihet në majë të kodrës me të njëjtën emër dhe ngjan me një kështjellë mesjetare.

 

foto 3- birmingam3. Birmingam, Britani e Madhe
Ky qytet është një destinacion gastronomik për ata që adhurojnë kuzhinën e mirë. Vendlindja e J.R.R. Tolkienit dhe Ozi Osburnit, do t’jua fitojë zemrën me kanalet e saj, arkitekturën dhe gastronominë, pasi është qyteti me më shumë yje Michelin se të gjitha qytetet e Britanisë së Madhe (me përjashtim të Londrës, sigurisht).
Banorët e tij quhen “Brummies”, sepse Birmingami ka nofkën “Brum”. Qyteti mori zhvillim në mes të shekullit XVIII dhe më pas, me revolucionin industrial.

 

 

 

 

4. Milano

Milano është destinacioni i përkryer për fashionistat. Qyteti i dytë i Italisë për nga madhësia është në lëvizje të vazhdueshme, duke i magjepsur vizitorët. Fillojeni shëtitjen tuaj nga qendra dhe katedralja e bukur gotike, Duomo, me sheshin dhe galerinë Vittorio Emanuele ΙΙ e pastaj shkoni në rrugën Montenapoleone, ku gjenden dyqanet e gjithë firmave më të njohura të modës.

 

foto 4- milano-2

foto 5- split5. Split
Arkeologët mendojnë se qyteti i dytë për nga madhësia i Kroacisë e ka prejardhjen nga një koloni e lashtë greke, me emrin Aspalatho. Monumenti më i njohur i qytetit është pallati i Dioklecianit, një ndërtim monumental i shekullit III e.s, që u ndërtua si vendbanim i perandorit romak. Mbresëlënëse është edhe statuja e arqipeshkvit kroat, Grigori Nin, që jetoi këtu në shekullin X dhe njihet se futi gjuhën e vjetër kroate në shërbimet kishtare. Pas shëtitjes në qendrën historike të Splitit, shijoni një kafe duke parë kambanaret e katedrales së Shën Dujes, mbrojtësit të qytetit.

 

 

 

6foto 6-hamburg. Hamburgu
Hamburgu është një nga portet më të mëdhenj, të gjallë dhe të bukur të Evropës. Ai u votua si “Kryeqyteti i Gjelbër” i kontinentit të vjetër në vitin 2011. Ai është qyteti shembull i bashkërendimit të zhvillimit me ndërgjegjësimin ekologjik, me 4.5 milionë banorët e tij dhe industritë e rënda që ekzistojnë këtu.
Fillojeni shëtitjen tuaj nga Rathaus, bashkia e madhe e qytetit. Ndërtesa emblematike e stilit neoklasik është simboli i Hamburgut. Bëni një shëtitje në Stadtpark, parku më i madh i qytetit. Kisha e Shën Mikaelit, që banorët e quajnë me përkëdhelje “Mikel”, të lë mbresa me stilin e saj barok dhe kullën e saj të madhe, që ishte një nga ndërtesat më të larta të botës deri në shekullin XIX. Mos lini pa vizituar edhe galerinë e artit Kunsthalle…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *