Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Më thanë të vendosja aparat
Pllum Vatnikaj: Pasqyroj kulturën e muzikës shqiptare
Më verbojnë dritat

Pllum Vatnikaj: Pasqyroj kulturën e muzikës shqiptare

E do muzikën dhe e shikon si pjesë të tijën për gjithë jetën, ndoshta prej faktit që e ka nisur rrugën e muzikës që në fëmijëri. Pllum Vatnikaj, këngëtari nga Tropoja me shumë vite përvojë e ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë që herët dhe duke vazhduar edhe në ditët e sotme. Ka lançuar shumë klipe dhe këngë si  “Jam krenar”, “Dashni me hile”, “Jam djalë Dukagjini” e shumë të tjera . E gjithë kjo rrjedhë ngjarjesh e ka ndihmuar në muzikë të bëhet një nga emrat me të kërkuar në eventet e muzikës popullore dhe në gëzimet familjare. Ai thotë se ka dhënë dhe do japë maksimumin në muzikë, sepse është ajo që di të bëjë më mirë.

-Pllum, sa kohë ke që këndon dhe pse iu fute rrugës së muzikës?

-Unë kam filluar në vitin 2006 në festival, më pas kam kënduar në koncerte në Europë, në dasma në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

Advertisement

-Je me origjinë nga Tropoja por i këndon të gjitha rrymat. Si gjendesh mes këtij lëmshi të madh këngëtaresh?

-I këndoj të gjitha e ndihem mirë disi, si të gjithë në konkurencë e sipër me të gjithë.

Cila është kënga që ti e këndon me më shumë dashuri?

-Këngë janë shumë por një që kam është kënga : “Jam djalë Dukagjini”.  Kjo është kënga që unë e këndoj me më shumë dashuri.

– Je i kënaqur me zgjedhjen që ke bërë në muzikë?

-Shumë,  ndihem mire për zgjedhjet që kam bërë sepse janë gjëra që unë kam dashuri t;i bëj.

-Të ka pritur mirë bota e muzikës?

-Më ka pritur mirë dhe jam i kënaqur por karriera është në rritje e sipër. Jam vetvetja, jam ai që jam dhe populli më njeh më do.

-Ti e shikon muzikën më shumë nga ana financiare apo shpirtërore?

-Muzika më pëlqen dhe e kam në shpirt, ndihem krenar për këtë që bëj.

Ku e shikon veten pas 10 vitesh?

-Besoj në një nivel të mirë artistik, gjithmonë duke pasqyruar kulturën e muzikës shqiptare.

– Pse zgjodhë këngën popullore?

Këngën nuk e zgjodha unë, por ajo mua. Unë u linda dhe u rrita në një shtëpi të madhe, ku këngë ka qenë ushqimi shpirtëror i kësaj familjeje brez pas brezi.

– Po të vendosje të bëje një ndryshim të madh në jetën tënde, cili do të ishte?

– Nuk kam menduar të bëj ndryshime në jetën time, sepse kam dashur dhe dua të jem vetvetja, një djalë tabani që jam prezantuar në popull.

– Gjithçka që do të vijë më pas, do të jetë e papritur edhe për ty apo ke ide, plane, në mendje që presin për t’u  realizuar? Na zbulo ndonjë?

– Dëshira ime, plani, ideja është që unë të këndoj gjithë jetën, sa të më japë Zoti fuqi dhe zë për të kënduar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më thanë të vendosja aparat

Next Post

Më verbojnë dritat

Advertisement