Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

M’u fiksua që jam lesbike

Përshëndetje, kam një pyetje për psikologen tuaj Lorelën. Jam një vajzë 21 vjeçe, kam 4 muaj që vuaj nga mendime të cilat më fiksohen dhe më shkaktojnë ankth dhe vetëm qaj. Çdo gjë filloi një natë kur m’u fiksua se isha lesbike. Që atë natë gushti, u fiksova keq me këtë mendim dhe gjithmonë më dukej sikur do fiksohesha me goca, fiksohesha me shoqet e mia të ngushta mendoja se mos i doja në mënyrë tjetër, pastaj këto fiksime më iknin dhe kur kalonin çdo gjë kthehej mirë. Këto fiksime erdhën dhe u rënduar duke kaluar në mendime nga më të tmerrshmet. Kam kaluar periudhën më të tmerrshme të jetës time. Këtë problem ia kam thënë vetëm shoqëve të ngushta dhe motrës. Këto kohë kam qenë më mirë por problemi është që më është fiksuar sikur nuk do ndihem femër, më është fiksuar dhe çdo veprim që kryej më duket sikur po e imponoj veten t’a kryej. unë jam e lidhur dhe kur jam me të dashurin ndihem shumë mirë, e theksoj shumë mirë. Problemi është që kur jam vetëm më duket sikur do çmendem. Nuk më lenë rehat këto mendime, kam shumë ankthe vetëm qaj. Unë e di që asgjë nga ato që kam menduar apo mendoj nuk janë të vërteta por problemi është që kur i mendoj futem kaq thellë sa më duket sikur s’kam shpëtim. Jam shumë e frikësuar më duket sikur e humbas veten time. Nuk jam vizituar askund dhe s’kam pasur asnjëherë më përpara probleme as të këtij lloji as probleme të tjera. Ju lutem më thoni çfarë të bëj? Jam në pritje të përgjigjes tuaj me shumë ankth.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur e të falënderoj që e ndan me ne shqetësimin tënd. Për të kuptuar më mirë situatën në të cilën ndodhesh, do të ishte shumë e rëndësishme për të ditur se cili ishte çasti i parë kur u përballe me këto mendime, si u ndjeve, çfarë bëre, si veprove, a lidhej ky mendim i të qënit lesbike me ndonjë ngjarje specifike apo jo. Meqë unë këtu nuk e kam këtë informacion, drejtoja vetes këto pyetje dhe përpiqu t’i kthesh përgjigje, për të qartësuar shkaqet që nxisin këto mendime shqetësuese për ty. Të kuptuarit e origjinës së disa mendimeve fikse është e nevojshme për të punuar që të largohen më pas. Ka raste që stereotipa të caktuar gjinorë nuk përputhen me disa veçori të personalitetit tonë dhe kjo shkakton ankth. Përshembull: Nëse na është thënë nga familja, shoqëria, kultura në të cilën bëjmë pjesë, se një vajzë duhet të shfaqë disa karakteristika specifike për të qenë “brenda” gjinisë së saj dhe dikush jo detyrimisht është plotësisht brenda kësaj kornize, mund të fillojë të mendojë se nuk është si të tjerët, se po bën diçka të gabuar, se nuk do të pranohet nga shoqëria, se do të gjykohet e me radhë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyesni njëri-tjetrin

Next Post

Valton Krasniqi: Fama dhe paratë s’kanë rëndësi

Advertisement