Doktoreshë përshëndetje! Jam një djalë i ri në moshë dhe kam një problem me veshët. Kam punuar për një vit në Call Center dhe nga mbajtja e kufjeve në vesh më është krijuar një si zë në vesh dhe në momentin që e shtyp me idenë për të ndaluar zhurmën fillon edhe më dhemb shumë veshi por nuk është vetëm ky problem sepse unë kur i pastroj pjesa e papastërtisë është si me gjak dhe kjo më ka shqetësuar shumë.
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843: Problemi i zhurmës në vesh që ka të bëjë në punën call center apo në ambjente të tjera me zhurmë lidhet me dëmtimin e nervit të dëgjimit që së bashku me nervin e ekuilibrit përbëjnë veshin e brendshëm. Ky dëmtim nuk ndodh nga të folurit në kufje për një kohë të gjatë sepse volumi i zërit nuk është aq i lartë, më shumë se sa zhurma e madhe e këtyre ambjenteve ku punojnë shumë njerëz rekomandojmë që koha e punës të jetë sa më e shkurtër dhe gjatë pushimit të qëndrohet jashtë këtij ambjenti. Mbyllja e veshit nuk sjell uljen e zhurmës sepse kështu bllokohet dhe lëndohet kanali i jashtëm i dëgjimit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!