Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çiljeta Xhilaga: E kam si shok

 

E bukur, e ëmbël, e suksesshme, e talentuar, epiqendra e shoëbizit shqiptar, Çiljeta Xhilaga  vjen me të rejat e saj në muzikë, por jo vetëm. Ajo rikthehet në kinema pas shumë vitesh me një thriller psikologjik, që po transmetohet aktualisht në kinema.

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Çiljeta, na kishe munguar, pas kaq kohësh na vjen në gazetën tonë me të reja, nga muzika, filmi…

Çiljeta Xhilaga:- Po, është e vërtetë që kam bërë mungesa(qesh). Kam sjellë gjëra të bukura siç i keni parë edhe vetë, në muzikë këngën me Alores, në kinematografi filmin “Floorlees”, një prodhim i regjisorit Jetmir Pjetërnikaj.

– Me “Pa ty jetoj”, bashkë me Alores, e keni sjellë plotësisht atmosferën e melankolisë…dhe është pëlqyer shumë më është parë. Pse mendon se e duan kaq shumë këtë mënyrë të kënduari, baladën?

-Po, tashmë dihet që balada është zhanri i zemrave të dashuruara, ka melankoliken brenda por ajo që të tërheq është se të gjitha baladat i kushtohen dashurisë dhe dashuria është epiqendra e jetës. “Pa ty jetoj” është një baladë shumë e bukur që u pëlqyen mjaft në publik dhe jam e lumtur që arrita të sjell atë që kisha skalitur në mendje për këtë këngë dhe klip.

– Me Noizin do kemi ndonjë bashkëpunim tjetër, sepse suksesi juaj është i konfirmuar nga publiku ?

– Me Noizyn, kemi marrëdhënie të shkëlqyera familjarisht, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me njeri-tjetrin, publiku e do atë që sjellim dhe ne dhe pse jo do kemi bashkëpunime edhe në të ardhmen. Unë gjithmonë mundohem që të jem sa më pranë shijeve të publikut.

– Siç e thamë edhe më lart, është duke u transmetuar filmi “Floorless” në kinema, film në të cilin interpreton dhe ti, më trego pak më shumë për këtë film…!

– Filmi, “Floorless” (Pa bazë), është i zhanrit thriller psikologjik dhe realizohet në pjesën më të madhe në ashensor, ku ndodhet dhe Bjordi në rolin e një fëmije autik. Filmi bën fjalë për shtatë persona që nuk njihen, ndër to edhe këngëtaren Xhilaga, Bjordi Mezini, Jetmir Pjetërnikaj (Xheti), Siria De Fazio, Stefano Scherini, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto të cilët gjenden për arsye të ndryshme, në të njëjtin supermarket në qytetin ku jetojnë, pesë minuta para mbylljes. Për me tepër, shkoni në kinema dhe shikojeni të plotë, jam e bindur që do t’ju pëlqejë. Ky film më riktheu në kinema.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KMC: Në muzikë gjithçka e bëj vetë

Next Post

Vajzat kërkojnë djem

Advertisement