Repi si disiplinë muzikore zakonisht ndiqet nga të rinj por ky zhanër muzikor ka kriter talentin për të repuar, për të përshtatur vargje edhe të lira me muzikën. Një prej reperëve shqiptare që ka vite që merret me muzikë është edhe  Klajdi, emri i artit i të cilit është KMC.

 

Fabjola Kuburi:- Hej KMC, videoklipi yt i sapo publikuar “A ma fal” është goxha i realizuar! E kujt ishte ideja?

KMC:-Tek realizimi i këngës “A ma fal” dhe videoklipi mban firmën time, kam menduar që të sjell për publikun 1 produksion  tjetwr dhe të pëlqehet shumë sepse kam punuar me seriozitet për këtë projekt.

-Ndërkohë erdhi një tjetër kwngw? Më trego pak më shumë!

-Po është e vërtetë, pas publikimit të këngës “A ma fal” fillova përgatitjet për një tjetër këngë e cila wshtw  në bashkëpunim me një shoqen time që është shumë e talentuar, Ardita Imeri. Wshtë shumë ndryshe nga “A ma fal” nga ritme verore kalojmë tek “Gangsta”. Gjithçka e realizuar nga unë, gjithçka nw muzikw e realizoj vetw.

-Me kë ke bashkëpunuar për këngët e reja?

-Këngët e reja i kam në bashkëpunim me dy artiste mjaft të talentuara Ardita Imerin dhe Xhulian që është është tek liceu artistik për kanto.

-Përveçse me muzikë, me çfare merresh tjetër?

-Përveç muzikës kam punuar dhe si teknik audio në një televizion dhe më ka ndihmuar shumë në muzikë. Tani për momentin i jam përkushtuar më shumë muzikës .

-Për reperat mendohet se “nuk janë të lindur për martesë”… Ti, kur e sheh veten të martuar?

– Çdokush e mendon atë gjë edhe pse ne reperat jemi pak  persona të ftohtë dhe nuk e shprehim shumë, por për mua personalisht është pak shpejt martesa. (qesh)

-Nëse do të ishe ti princi, cila do ishte princesha jote?

-Princesha ime është motra, ajo gjithmonë më ka mbështetur si në karrierën muzikore por edhe në jetën private. E falënderoj për gjithçka që ka bërë për mua dhe dua ta bëj të ndihet krenare.

-Me famën e cilit këngëtar të huaj je rritur?

-Nga këngëtarët e huaj më shumë dëgjoj këngët e B.I.G , Eminem, Dr Dree, Drake dhe ëmbëlsira për në fund 2Pac (qesh)

-Përveçse këngëtar dhe mik i mirë, është KMC edhe një djalë i mirë?

-Mendoj se po sepse jam një person shumë i qetë dhe askujt nuk i kam shkuar për interes, bëj shumë edhe për shoqërinë.

-Sa përqind të atyre që ke ëndërruar, ke realizuar deri tani?

-Mund të them 70% dhe 30% do plotësohet nga karriera ime muzikore.

-Ku do të doje të “arratiseshe” në këto momente?

-Në Maliq.

– …dhe kujt do të doje t’i thoje “A Ma fal”?

-“A ma fal” ? Çdo femre (qesh)

-Ke ndonjë mesazh për reperët që sapo i kanë hyrë rrugës së muzikës?

-Më vjen mirë kur shikoj që repera të rinj vazhdojnë rrugën e artit dhe nuk qëndrojnë nëpër kafene duke humbur kohën kot. Duhet vullnet edhe shumë punë. Mua më pëlqen të përkrah artistët e rinj dhe dua shumë ti ndihmoj sepse dikur kam qenë edhe unë si ata por duhet edhe pak investim për veten. I uroj suksese të gjithëve.

– Çfarë do ketë në planet e tua afatgjata, po në ato afatshkurtra?

-Planet e mia më të afërta janë realizimet e disa vidoklipeve. Do ketë edhe bashkëpunime me artist të rinj por mjaft të talentuar. Çdo projekt do jetë produksion i imi dhe shpresoj që të arrij diçka tek publiku edhe të fitoj zemrat e tyre me këngët e mia të reja.

-Nuk ke menduar të bësh ndonjë projekt jashtë Shqipërisë?

-Po në fakt e kam menduar edhe së shpejti do e realizoj videoklipin jashtë Shqipërisë.

Europa ka vende të bukura dhe mua më pëlqen shumë të udhëtoj. Shpresoj që në udhëtimin më të afërt që do bëj, të realizoj edhe videoclip. (Qesh)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *