Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është tradhëti puthja?

Ndërkohë që sitet e internetit dedikuar marrëdhënieve jashtëmartesore janë shtuar shumë kohët e fundit, lind pyetja: Sa vlerë kanë tani klishetë mbi tradhtinë? Janë të shumta idetë e ngulitura mbi nocionin e tradhtisë në gjirin e një çifti dhe shumë burra e gra pyesin veten tashmë se cili është kufiri që nuk duhet kapërcyer. Rrotull nesh, sa persona e kanë tradhtuar partnerin/en e tyre? Po ne, a jemi tunduar? Mund ta kalosh jetën vetëm me një person, pa shkuar me të tjerë?

Sigurisht, të gjitha pretekstet janë të mira për të takuar persona që do të na shtynin të tradhtonim: Puna, pushimet, por gjithashtu dhe sidomos, interneti. Sipas njërit prej siteve të takimeve jashtëmartesore, të quajtur Gleeden, gratë nuk kanë më arsye të besojnë në ëndrrën e fëmijërisë, sipas së cilës, do ta kalonim gjithë jetën me princin e kaltër, pasi kjo nuk është më e mundur. Megjithatë, sondazhet tregojnë të kundërtën.

Sigurisht, sot shumë martesa përfundojnë me divorc për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore, por megjithëkëtë, 68% e të anketuarve mendojnë se mund t’i qëndrosh besnik/e të njëjtit person gjithë jetën. Nëse kjo shifër është në ulje që prej viteve ‘70 (ku arrinte 86% te gratë), shifra prapë është mjaft pozitive, duke në lënë ende shpresë. Sidomos, kur dihet se sot, kufiri që nuk duhet kaluar, është shumë i ngushtë.

Advertisement

Në fakt, mentalitetet evoluojnë me kohën, por çfarë ndodh me klishetë e tjera mbi tradhtinë?

Ja, frazat që kemi zakon të dëgjojmë:

«Kur dashuron, nuk ke sy për të tjerë». – Sipas sondazhit, 63% e personave të martuar, ose në çift, mendojnë të kundërtën (10% më shumë se në 2010-n).

«Tradhti quhet akti seksual» – Sipas sondazhit, edhe puthja konsiderohet akt tradhtie, nga 62% e të anketuarve.

«Më shpesh tradhtojnë të rinjtë» – Sipas sondazhit, kjo nuk është e vërtetë. Te personat nën 35 vjeç, tradhtarët përfaqësonin 20% të të anketuarve, ndërkohë që ata janë 32% te 35-49 vjeç dhe 45%, tek ata që janë mbi 50 vjeç.

Në përgjithësi, 55% e burrave të anketuar (pra, më shumë se gjysma) kishin tradhtuar dhe 35% e tyre, deklaruan se ishin gati të tradhtonin, nëse do të ishin të sigurtë që gruaja me të cilin ishin lidhur, nuk do ta merrte vesh. Përsa u përket grave, 32% (një në tre), pohonin se kishin tradhtuar dhe 27%, tundoheshin për ta bërë këtë hap.

Tradhtia, e papranueshme për tradhtarët!

Siti i takimeve jashtëmartesore AshleyMadison.com ka publikuar një sondazh që kishte lidhje me perceptimin e tradhtisë. Për 47% të të anketuarve, ky akt shihet si “moralisht i papranueshëm”. “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, mund të jetë shprehja e preferuar e evropianëve. Me sa duket, kjo ka vlerë sidomos në fushën e tradhtisë. Bota në të cilën jetojmë sot, i nxit gjithnjë e më shumë njerëzit të përdorin rrjetet shoqërore si vend joshjeje. Ndërkohë që Facebook dhe Tvvitter përdoren gjithnjë e më shumë për të krijuar lidhje, siti AshleyMadison.com, lider në fushën e takimeve jashtëmartesore, ka marrë në pyetje 1082 prej pjesëtarëve të tij, për të mësuar mendimin e tyre mbi tradhtinë.

Me sa duket, tradhtarët e marrë në pyetje nuk shohin asnjë problem në sjelljen e tyre. Megjithatë, ndërkohë që atyre u pëlqen t’ia kalojnë mirë me persona që nuk janë bashkëshortët e tyre, 78% e tyre e kundërshtojnë kategorikisht idenë që, atë që bën dashnori/ja, ta bëjë edhe partneri/ja e tyre. Është shumë ironike ta mendosh se, 32% e tyre guxojnë të thonë se, nëse partneri/ja do të sillej njësoj, ata do ta merrnin si një tradhti! Përkundrazi 26% e tyre vlerësojnë se do të ishte një shpërblim i merituar ndaj veprimeve të tyre, pra, do ta pranonin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është serioze lidhja juaj?

Next Post

Përtacia trashëgohet nga brezi në brez

Advertisement