Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pagova mëkatin që bëra…

Ishte nëntor i vitit 1996. Unë në atë kohë isha një gjimnaziste rreth të 16-tave. Jetonim së bashku me familjen time në një vend të vogël malor. Gjatë kohës së fëmijërisë gjithmonë etiketohesha si një vajzë e bukur,por shumë e urtë,pra nuk isha “e hedhur”,siç quheshin vajzat që mundoheshin të jetonin më të lira se ne të tjerat.

Mirëpo zemra është e lirë të zgjedhë momentin kur të do të biesh në dashuri. Këtë bëri dhe zemra ime. Nuk pyeti nga karakteri im, por për herë të parë në jetë rrahu fort për një djalë. Ai ishte maturant dhe ishte djali më i bukur i shkollës. Ishte ëndrra e të gjitha vajzave .Për ironi të fatit  kishte shtëpinë te pallati i tezes sime. Sa herë shkoja tek tezja më rastiste të takohesha me të në shkallë (më vonë mora vesh se këto nuk ishin rastësi).  Nuk i flisnim asnjë fjalë njëri-tjetrit,vetëm ai ndalonte pak sa të kaloja unë dhe asgjë më tepër,e tillë ishte koha atëherë.

Këto shkëndija zgjatën deri sa ai shkoi në shkollë të lartë e nja dy herë të tjera kur kishte ardhur me pushime, sepse më vonë morëm vesh se kishte ikur jashtë shtetit. Ishte koha kur të gjithë shqiptarët sa të gjenin një mundësi largoheshin jashtë Shqipërisë.

Advertisement

Pas gjimnazit shkova në  shkollë të lartë dhe, edhe pse u mundova ta hiqja nga mendja këtë djalë nuk arrita. Edhe pse kisha kërkesa nga djem edhe më të bukur nuk arrita ta heq nga zemra dashurinë që ndjeja për të e ta zëvendësoja me një tjetër.

Pas mbarimit të shkollës fillova punë në vendin tim të lindjes. U ambjentova shumë shpejt me punën dhe sapo kisha filluar të njihesha me një koleg. Të dy ishim në moshë gati të njëjtë dhe na bashkonin shumë mendime dhe gjëra të përbashkëta. Nuk është se ndjeja ndonjë dashuri të madhe për të, por ndjehesha mirë afër tij e kjo më mjaftonte në atë kohë.

Ndodhi që të shkonim bashkë në një shërbim pune dhe atje nga mirësia që ai tregonte për mua miqësinë e kthyem në lidhje. Ishte hera e parë që lidhesha me një mashkull në jetën time. E mendoja se kjo lidhje do të ishte vetëm me atë që kisha dashur që e vogël, por ja që gjërat nuk dalin asnjëherë ashtu sic i ke planifikuar.

Kjo lidhje vazhdoi në fshehtësi për një farë kohe, madje ishim gati të hidhnim hapin e madh e të martoheshim. Mirëpo gjithmonë diçka do të dalë që të prishë atë që ndërton ti. Takova një shoqe të gjimnazit e më tha se kishte takuar Gjergjin (djaloshi që kishte bërë që të kuptoja se çfarë ishte dashuria në moshë shumë të re). Sapo më tha këtë menjëherë u zgjuan tek unë ëndrrat fëmijërore që më kishin pushtuar për vite të tëra.

Nuk kisha se si t’i rezistoja një takimi me të. Kishte kaluar shumë kohë, por ajo nuk kishte zbehur asgjë në ndenjat e mia. Edhe pse kisha një lidhje tjetër nuk kisha pse të mendohesha të rrija me Gjergjin sa të donte dhe si të donte ai.

-Je bërë më e bukur se kur ishe gjimnaziste!- këto fjalë hapën siparin e lidhjes së shumëpritur.

-Këto fjalë duheshin thënë vite më parë! Tani është tepër vonë, – po mundohesha të bëja të vështirën unë. Në fakt zemra ime më thoshte që t’i hidhesha në qafë sapo e pashë.

Pas një muhabeti të thatë ai më tha:

-E kam pritur me padurim takimin me ty. Kam vite që ëndërroj të jem afër me ty. A mban mend kur takoheshim në shkallët e pallatit. Në fakt nuk ishte takim, por kur unë dilja me vrap nga shtëpia ime sapo të shihja që të të takoja në shkallë.

-Pse ti më shikoje nga dritarja?….Ëëë, po ja, pra, pse të takoja gjithmonë,sa herë vija tek tezja.

-Po nuk e ke kuptuar? Si do të kishte mundësi të rastiste gjithmonë që të takoheshim në të njëjtin vend? Eh sa kohë të bukura ishin! Sikur…

-Çfarë?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 arsye pse ndodh ngërçi (dhe kur duhet të shkoni tek doktori)

Next Post

Shtimi në peshë ul cilësinë e spermës

Advertisement