Që është e bukur, tërheqëse dhe sensuale,këtë nuk e vinim në dyshim, por ajo di të bëjë edhe diçka tjetër, di të kërcejë bukur dhe këtë e ka treguar që në dy netët e para të “Dance ëith me” në edicionin e katërt. Xhensila Pere, ish banorja e edicionit të tetë të Big Brother Albania, ka pranuar ftesën më kënaqësi për të qenë pjesë e Dance ëith me” dhe si duket ka vendosur të shkëlqejë në kërcim. Ajo kërcen në çift me Trim Jetullahun, një këngëtar i ri nga Kosova dhe nw kwtw intervistw ajo tregon si u bw pjesw e kwtij spektakli, çfarw pret nga DWM dhe shumw e shumw tw tjera…!
Fabjola Kuburi:- Xhensila, që nga dalja e parë në publik e deri te Dance With Me, sa rrugë mendon se ke bërë?
Xhensila Pere:- Mjaftueshëm për të qenë aty ku jam sot.
– Kjo do të thotë që je e kënaqur me kaq sa ke arritur?
– Asnjëherë nuk është mjaft, sidomos kur është për arritje pozitive.
– Si e prite ftesën për në “Dance Ëith Me”?
– Me shumë kënaqësi! E kam pasur ëndërr të isha pjesë e atij spektakli.
– Cili mendon se ështe roli yt në këtë spektakël?
– Të jem Xhensila, çfarë roli tjetër mund të kem aty përveç se të tregoj kush është Xhensila në kërcim!
– Marrëdhënia me Trimin, partnerin tënd në këtë spektakël?
– E the edhe vetë: partnerë.
– Çfarë mendove kur mësove se Trimi do të ishte partneri yt?
– “A di të kërcejë ky?” – ka qenë mendimi i parë. Gjithashtu shpresoja të mos ishte shumë i gjatë, që të mos dukesha shumë e shkurtër. (qesh)
-Sa miq jeni me njëri-tjetrin?
-Miqësia është një fjalë e madhe, por mund të them që jemi mjaftueshëm miq sa për të kaluar bukur dhe mirë në këtë spektakël.
-Çfarë të pëlqen tek ai dhe çfarë jo?
-Përveç fizikut, nuk më pëlqen gjë tjetër. Nuk është tipi im…!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!