Interesohem për vajzën time që është 16 vjeçe, viti i dytë në shkollë të mesme. E shoh që ka vështirësi në shikim sepse picërron sytë. Por nuk po e bind dot për ta sjellë për vizitë, pasi ajo nuk dëshiron të mbaj syze.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Mosha e vajzës tuaj është moshë tepër delikate sepse përveç faktit që lidhet me anën e rritjes së trupit dhe ndryshimeve të pritshme fiziologjike që ndodhin në trupin e adoleshentit, lidhet sigurisht edhe me elementin e fillimit të ndjesisë së “shkëputjes” nga familja, dhe privatesia fillestare. Mendoj që fëmija juaj vuan nga një anomali refraksioni (defekt shikimi), që quhet myopia, domethënë nuk sheh mirë larg. Në këtë rast gjatësia e syrit (boshti optik) është më e madhe se norma dhe objekti që shikon nuk shëmbëllehet në zonën e përcaktuar ekzakt në retinën e syrit, në maculae lutea, për këtë funksion por ky shembëllim projektohet më përpara në sy, pasi syri e ka boshtin optik më të gjatë.