Skerdi përshëndetje, jam një vajzë 25 vjeçe dhe e frekuentoj palestrën prej 3 vitesh. Që kur kam qenë e vogël në fakt këmbët i kam patur të holla kurse krahët normal. Pas një viti e gjysëm palestër këmbët filluan të më bëheshin me muskuj paksa të tepruar dhe këmbët kanë filluar të më duken si këmbë burrash e nuk mund të vesh dot as fustan as pantallona të shkurtra se më vjen turp. Ju lutem mund të më thoni se çfarë duhet të bëj. Faleminderit
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Tema në fjalë është një problematik e përhapur dhe këtë shqetësim e kanë shumë femra. Disa femra e kanë shqetësim real dhe disa të tjera e kanë virtual. Virtualeve ju duket sikur realisht po bëhen si meshkuj. Për mendimin tim kur ke muskuj në trup femër apo mashkull të jesh konsiderohesh me fat. Të bëhesh me muskuj është e vështirë ndërsa e kundërta është e lehtë. Në momentin që lë palestrën për 2 muaj pushim muskujt fillojn të bien, të lëshohen dhe mbi 6 muaj pushim humbet çdo gjurmë muskuli e vën nga palestra