Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gea Braha: Jam pa rrezik!

Gea të krijon përshtypjen e një vajze mendjemadhe por nga Intervista më poshtë do kuptoni që ajo nuk është e tillë.  Ajo është e bukur dhe që në momentin e parë që doli në televizion ajo rrëmbeu zemrat e shikuesve, por nuk mungon edhe një nivel inteligjence që e ndërthurur bashkë me bukurinë, e sjellin Gean në trajtën e femrës perfekte. Ajo nuk tregon shumë për jetën  private, por askush nuk e beson që një femër e bukur si ajo mos të ketë asnjë mashkull në krahë. Ndoshta, do të na e thotë herën tjetër!

 Kristjana Rizo:- Gea përshëndetje, mezi e kam pritur këtë intervistë me ty për të të bërë pyetjet e mia pikante që i kam menduar mirë tërë këto netë që s’të kam kthyer përgjigje ( qesh)

Gea Braha:-Përshëndetje Kristjana, meqë i ke menduar gjatë edhe unë po pres me padurim të ti kthej. (qesh)

Advertisement

– Të gjithë të njohin si velina më e bukur e fiksit kurse unë dua të zbuloj ndonjë thashethem se një vajzë kaq e bukur sa ty  e ka zemrën të zënë në këto ditë të nxehta vere?

Së pari të falënderoj shumë për fjalët e mira, sa i përket pyetjes, më tepër kam patur mendjen e zënë do të thoja unë (qesh) duke qenë se tani në verë finalizohen disa prej angazhimeve më të rëndësishme të vitit.

– Çfarë të bëri të largohesh nga fiksi?

-Fiksi, siç e kam thënë shpeshherë ka qenë një ndër përjetimet më të bukura në jetën time që do mbahet mend gjatë. Në fakt profesioni si velinë, të gjithë e dimë që zakonisht nuk zgjat më tepër se 1 vit. Unë kam qenë e lumtur kur më është komunikuar se do isha pjesë edhe për vitin e dytë të këtij formati, ndaj e kam shijuar dhe besoj ezauruar si eksperiencë.

– Gjatë kohës që u bëre pjesë e Top Chanel besoj se të kanë ardhur edhe oferta të shumta pune edhe në televizione të tjera? Pse nuk ke pranuar ndonjë ti?

– Unë isha e kënaqur me gjithçka kisha për momentin dhe fokusi ishte totalisht në punën që bëja, sigurisht është dhe kontrata në mes që nuk të lejon të përfshihesh në projekte të tjera. Kam qenë dhe pjesë e Digitalbit, në rolin e gazetares sportive por momentalisht ende po kërkoj diçka që më përshtatet akoma më tepër, sepse synoj te vetja dhe po i shqyrtoj ofertat që më bëhen.

– Ndonjë projekt që do kishe dëshirë ta ndaje me ne?

-Kam disa plane por tani për tani është akoma herët për të zbuluar diçka.

-Do e shohim më Gean nëpër televizione?

-Dëshira ime është që të qëndroj ende pjesë e ekranit  por ende nuk mund të konkretizoj asgjë. Besoj që shpejt do ta keni një përgjigje për këtë pyetje.

– Mendon se ke patur ndonjë armë tjetër të fortë që të bëri të ishe pjesë e Top Chanel-it përveç bukurisë tënde?

Besoj që bukuria të ndihmon por nuk është arsyeja e vetme për të triumfuar. Kujtoj që në audicionet e para janë bërë edhe pyetje inteligjence e njohurish të ndryshme, përveç të tjerave. Jam ndjerë mirë, pasi kam kuptuar se televizioni kërkon dhe vajza të formuara, që nuk kanë prioritet vetëm pamjen.

-Po për femrat që përdorin shumë photoshop-in ç’mendim ke? Më mirë të jesh natyrale apo…?

Nuk paragjykoj askënd është zgjedhja e tyre. Sigurisht që natyralja dhe e thjeshta vlerësohet më tepër.

– Si beqare që jam nuk e kam mendjen për punë por vdes nga kurioziteti ti pyes femrat se cila është çmenduria më e madhe që ato kanë bërë për dashurinë?

– Nuk preferoj të komentoj mbi jetën private siç kam thënë por gjithsesi mund të them se ende nuk kam bërë asnjë çmenduri të tillë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A janë shumë difektozë benzat A-class?

Next Post

Silvi Dollapi: Në Maldive me…!

Advertisement