Kryeministri Edi Rama surprizoi të gjithë me veshjen e tij gjatë Samitit të Triestes. Ai kishte veshur një kostum serioz me kravatë por ato që ranë në sy ishin atletet e tij ‘Adidas Super Star’. Tashmë të gjithë e dimë që atletet janë ‘dobësia’ e Ramës. Gjatë fushatës ai është parë i veshur sportiv dhe asnjëherë nuk mungonin atletet e preferuara të Michaele Jordan, të cilat kishin një çmim marramendës. Ato kushtonin 10 000 $. Por me sa duket këtë herë Rama ka vendosur të kursejë. ‘Adidas Super Star’ kushtojnë vetëm 200 Euro.
Advertisement