Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Florjan Binaj:Kush është ndryshe, nuk është i zoti!

Nuk është aktor me profesion, ama është ndër personazhet më të spikatur dhe më të dashur të spektaklit të humorit “Portokalli”. I mësuar të vijë me personazhe që lënë gjurmë në kujtesën e spektatorëve, ai na tregon se ka edhe më tej, të reja… Djali, që dashuri të tij të parën ka pikturën, që në skenë na sjell aktorin, ndërsa në jetë vazhdon studimet për Arkitekturë, na tregon tashmë edhe për të renë e fundit të bukur të jetës së tij; një fëmijë!
– Flori, prej pak kohësh, spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, “Portokalli”, ka finalizuar 300 puntata të suksesshme. Si e kujton hyrjen tënde në të dhe tani, afro një dekadë më pas, si e sheh rrugëtimin tënd?

– Gjykimin e jep publiku! Unë, ditën e parë e kujtoj sikur të kishte ndodhur javës që shkoi… 10 vjet kanë kaluar aq shpejt sa është e vështirë ta besosh! Kur hyra në “Portokalli”, sapo kisha mbushur 18 vjeç. Fillimet kanë qenë të vështira pasi duhet të përshtatesha në një dispilinë të re me të cilën nuk isha mësuar, por siç ka thënë edhe Darvini; në natyrë nuk mbijeton as më i madhi, as më i forti, por ai që përshtatet më mirë. Edhe unë u përshtata shumë mirë. Në mbi 300 premiera, janë me dhjetëra e dhjetëra role dhe mbi 600 tekste… Pas 10 vjetësh, rrugëtimin tim e shoh sërish duke dhuruar humor çdo fundjavë, sepse është gjëja më e bukur që mund t’i japesh publikut: Buzëqeshjen!

– Në këtë sezon na mungon Kolë Frakusha, por ti vjen me disa role të reja.
Si lindi bashkëpunimi me Irgenin dhe ardhja e kësaj dysheje?

Advertisement

– Kola, edhe nëse ka munguar këtë sezon, është në krye të detyres brenda kokës sime, duke pritur radhën për të shpërthyer në skenë. (Qesh) Ardhja e një numri të madh aktoresh të rinj ka bërë që të vjetrit, jo vetëm të bashkëpunojnë, por edhe të krijojnë hapësirat e nevojshme që ata të shfaqen, ndryshe nga ç’ndodh nëpër teatrot e vendit ku trupat e vjetra nuk hapin rrugë për të rinjtë. Ardhja e Irgenit ishte një surprizë për mua dhe njëkohësisht, një gjë shumë e mirë. Irgeni (që nuk e di pse e therrasin Xhoda kur ai nuk e ka emrin Xhevdet) është shumë i talentuar dhe merremi vesh shumë mirë, sepse punon shumë dhe e kërkon suksesin deri në pikën e fundit, njësoj si unë. Prandaj, nuk është rastësi që dyshja “babë e bir” ishte një nga risitë më të bukura të sezonit!

– Po nën petkun e Skrapit, si ndihesh, teksa sjell një personazh plot ironi,
thumbues ndaj fenomeneve të shoqërisë shqiptare?

– Personazhin e Skrapit e krijova rastësisht në emisionin “Rikoshet” në radio, me telefonatat e improvizuara që bëj. Më pas, vendosa ta bëja në “Portokalli”. Është një personazh që do t’i tregojë shoqërisë që brenda nesh jemi të gjithë të ngjashëm, edhe pse jeta nuk është e njëjtë për të gjithë. Ne nuk vendosim kur të lindim dhe kë të kemi prindër. Skrapi është një personazh që i përputhet realitetit shqiptar dhe që ka zgjedhur të mos i dorëzohet asnjë sfide që i sjell jeta. Besoj se kam arritur një sensibilizim sado të vogël në këtë personazh. Këtë sezon u bë dhe mësues dhe ka qenë një përvojë shumë e bukur e një tjetër risi në “Portokalli”!

Të dielën vjen edhe puntata e fundit e këtij sezoni. Do të sjellësh diçka ndryshe në ekran?

– Çdo e dielë është ndryshe, por kjo e fundit do të jetë jo qershia mbi tortë, por qershitë mbi tortë! (Qesh) Di të them vetëm: “Lum ata që kanë blerë biletat e javës së fundit, që do ta shohin live dhe lum ata që do ta shohin në shtëpi!”. Kjo puntatë e fundit do të mbahet mend gjatë.

– Për pak kohë do të bëhesh baba… Si po e pret këtë ndryshim statusi në jetën tënde?

– Është cikli i jetës dhe normalisht, edhe mua do të më vinte radha. (Qesh) Për momentin, jemi të dy shumë të lumtur.

– Ky fëmijë erdhi rastësisht në jetën tuaj, apo e dëshironit prej kohësh?

– Unë i dua shumë fëmijët. Duke qenë se jam i zënë me shumë gjëra dhe bëj disa punë njëkohësisht, nuk kisha marrë iniciativën për t’u bërë prind para se të mbyllja këto gjëra, por po të presësh sa të mbyllesh të gjitha punët sipas radhës, do zgjohesh një ditë dhe do shohësh që je 50 vjeç dhe nuk është moshë e përshtatshme për t’u bërë prind. (Qesh)

– Ndërkohë, shumëkush mund të pyesë a do të ketë një martesë në horizont me të dashurën tënde të përjetshme…

– Është si të thuash “a do ketë sheqer kjo ëmbëlsira?”. (Qesh) Normale që po, por është ende në horizont…

– Pakkush mund ta dijë se Flori është diplomuar në Akademinë e Arteve, ka studiuar pikturë në Lice dhe prej disa kohësh, ndjek studimet në degën e Arkitekturës… Në ç’fazë je me studimet?

– Ngaqë jam në “Portokalli”, kur njerëzit marrin vesh që studioj për në Arkitekturë, më pyesin: “Je part-time aty e?”. Arkitektura nuk ka part-time, por është extrafull time! (Qesh) Në mars mbarova vitin e pestë në Arkitekturë, por nuk jam diplomuar ende sepse kam ende provime për të marrë. Arkitektura është një nga pasionet e mia që në Lice dhe m’u përforcua edhe më shumë kur fillova studimet në Akademinë e Arteve. Me pak fjalë, 10 vjet në “Portokalli”, duke qenë edhe në shkollë! (Qesh)

Pse kjo zgjedhje? Apo më mirë shumë kualifikime në jetë, pasi asnjëherë nuk i dihet ç’na rezervon e ardhmja?

– Në Akademi nuk bëhej gjë tjetër veçse shtrydhje deri në tharje e asaj që kishim marrë nga ish-Pallati i Pionierëve dhe Liceu Artistik… Ishte një frymë e shëmtuar që ai ose ajo që i ngjan stilit të profesorit, është i mirë, kurse kush është ndryshe, nuk është i zoti… Risitë quheshin budallallëqe dhe vlerësohej më shumë sasia sesa cilësia. Me pak fjalë, ngjante më shumë me një treg shumice të periudhës komuniste. Shpresoj që sot të kenë ndryshuar pak gjërat. I pakënaqur, vendosa të bëja një tjetër fakultet.

– Do të të shohim shpejt si arkitekt, apo edhe për ca kohë nuk ke ndërmend të heqësh dorë nga dashuria e parë, aktrimi?

– Me thënë të drejtën, dashuria ime e parë është piktura. Kam filluar të pikturoj që 3 vjeç në kopësht dhe nuk e kam lënë për asnjë moment. Nga aktrimi nuk do të heq dorë, sepse më jep kënaqësi në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe me më shumë njerëz. Aktrimi në “Portokalli” është si të japësh ekspozitë javë për javë me punë të ndryshme. (Buzëqesh)

– Dimë se, që prej 1 qershorit, do të ndërmarresh një impenjim të ri televiziv. Do të na e zbulosh për çfarë bëhet fjalë?

– Është një projekt shumë ambicioz dhe që besoj plotësisht se do të jetë edhe shumë i suksesshëm. Në këtë projekt, do të jem edhe skenarist, edhe aktor. Hë për hë, t’ia lëmë punës t’i thotë të tjerat.

– Dhe së fundi, besoj se edhe lexuesit duan ta dinë se cila nga ato adresa të shumta në Facebook, në emrin tënd, është vërtet e jotja?

– Faqja ime në Facebook është me emrin Florjan Binaj. Vetëm kjo faqe fansash administrohet nga vetë unë, asnjë tjetër, që shtiret sikur jam unë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pa dënime, ky vend nuk do të ketë qetësi!

Next Post

Babai ka probleme me prostatën

Advertisement