Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Etnon: Lëmsh i lezetshëm

Etnon, grupi më i dashur i muzikës moderne e sidomos në zhanrin e rep-it. Milot Hasangjekaj, njëri nga anëtarët e grupit, është bërë baba për herë të dytë dhe kjo ngjarje atij i ka sjellë shumë lumturi në familje. Miloti, është nga ata personazhe që respekton punën e tjetrit ashtu siç do të respektohet puna e tij. Shumë shpejt do sjellin këngë e re, e cila mendohet të jetë e suksesshme, ashtu si të gjitha këngët e publikuara deri tani.

 

Fabjola Kuburi:- Etnon, kaq shumë këngë keni publikuar, vetëm, bashkëpunime…na keni bërë lëmsh…!

Advertisement

Milot Hasangjekaj(Etnon):- Duhet ta keni parasysh që lëmshi nganjëherë është i lezetshëm. Kështu është kur punohet shumë dhe pastaj ka plot opsione dhe po ashtu ka shumë këngë, dhurata për publikun.

– Sa të suksesshëm e ndjeni veten?

-E ndjej veten të suksesshëm aq sa punoj në atë drejtim, domethënë puna është e lidhur me suksesin por vlerën e suksesit e bëjnë veprat dhe besoj se gjatë periudhës prej kur kemi filluar,  kemi punuar gjëra të vlefshme.

– Jeni bërë prind i një djali të vogël tashmë edhe i një vajze, më dukeni shumë i lumtur nëpër postime…

-Unë sapo u bëra prind për herë të dytë, i pari është djali, kurse me vajzën sapo kënaqemi, por shpresoj ta jetësoj thënien “ Kush ka vajza botën ka”.

– Si do t’i rendisnit gjërat më të rëndësishme në jetë?

-Shëndet, lumturi, familje,sukses!

– Cila është bota juaj, gjërat që ju pëlqejnë, ato që nuk i doni…

– Kjo është pyetje e pafund dhe tek e fundit njeriu gjithmonë ndjek ato që i pëlqejnë deri sa e kupton që është duke gabuar.

– Jeni ju më të dashur me të tjerët apo janë ata që ju rrethojnë, më të dashur me ju?

-Mendoj që është me reciprocitet, nëse i do të duan!

– Çfarë kujtoni më shpesh dhe me nostalgji?

-Moshën e fëmijërisë, dëshirat dhe çiltërsinë e kësaj periudhe.

– Jeni tip që shikoni vetëm para apo e ktheni kokën pas dhe reflektoni?

-Unë jam tip që shikoj në të gjitha anët deri sa të marr vlerësimin e duhur por për disa gjëra  patjetër që duhet të shikosh vetëm para.

– Çfarë është e pazëvendësueshme për ju?

Fëmijët dhe të njerëzit e dashur.

– Kënga e radhës do të jetë përsëri në bshkëpunim me…!

– Është në zhvillim e sipër, ende nuk është përfunduar. Kur të vijë koha do t’ju tregojmë, mos u bëni fare merak.

 -U trembeni zhgënjimeve?

Nuk ka jetë pa zhgënjime, më e mira është se si i ballafaqon dhe si përballesh me to. Unë nuk kam përjetuar zhgënjime të mëdha, falë Zoti, edhe shpresoj që askush të mos zhgënjehet edhe nëse ajo ndodh, e ka një arsye që ka ndodhur si dhe ka një arsye për ta kapërcyer

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime Urime

Next Post

Pse e zgjodhën Blerta Lekën "Miss Universe"?

Advertisement