Shkëlqeu në të gjitha format e mundshme, Arinda Gjoni, këngëtarja që tregoi që talent ii saj i kalon kufijtë e interpretimit duke sjellë në skenë zëra dhe performance të jashtëzakonshme të emrave botëror të muzikës. Your Face Sounds Familiar, u mbyll me fitoren e Valon Shehut por në njëfarë mënyre të gjithë ishin fitues dhe këtë e pohon edhe vetë Arinda.
Fabjola Kuburi:- Arinda, mezi e kam pritur këtë intervistë për të drejtuar ato pyetje që më kanë ngelur në mendje gjatë gjithë kohës. Ti ishe pjesë e këtij sezoni të YFSF, (Your face sounds familiar) por unë jam kurioze si u bërë pjesë e gjithë kësaj, mund të na flasësh pak për këtë eksperiencë?
Arinda Gjoni:- Përshëndetje! Më kontaktuan dhe nuk u mendova dy herë, pranova menjëherë sepse është vërtet një spektakël që të jep mundësinë të tregosh shumë vlera artisike. Kjo ishte një eksperincë shumë e bukur, sepse të lejonte të futeshe nën lëkurën e artistëve të ndryshëm dhe më shijoi shumë kjo gjë.
-A kishe njohur vetes këto vlera imitimi më përpara?
-E dija që mund të imitoja por aty kam zbuluar shumë më shumë tek vetja aftësi që s’mendoja që i kisha!
-Të erdhi keq që nuk fitove?
– Nuk më erdhi keq aspak sepse aty të gjithë ishim ffitues. Kupat i kemi marrë gjithsecili dhe unë e kam parë më shumë si një lojë, argëtim.
-E meritonte Valoni fitoren?
– Valoni është artist shumë i mirë! Këngët dhe stilin e tij rock i ka interpretuar shumë shumë mirë.
– Me syrin tënd kë pe si fitues?
-Të gjithë ata që morën pjesë në këtë edicion të YFSF, janë artistë shumë të mirë dhe të gjithë kanë dhënë maksimumin, kushdo që ta merrte unë do isha e kënaqur.
– Me cilin nga personazhet publike u afrove më shumë? Pse?
– Me shumë artiste kam marrëdhënie shumë të mire, nuk do cilësoja ndonjë specifik.
– ..por mbylle gjysmëfinalen e YFSF me fitore, çfarë emocioni të shkakti fitorja e kësaj etape?
– Më shkaktoi emocione të jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur që ishte një mbyllje dinjitoze me të madhen Nexhmije Pagarusha me një perlë si “Baresha”, duke qenë se ajo është e pazëvendësueshme unë u mundova ta sillja në formën më të mirë të mundshme dhe ia arrita.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!