Udhëkryq
Jam Maria 19 vjeçe nga Mirdita. Dua të ndaj me lexuesit e faqes së gazetës Intervista problemin tim gjithashtu të kërkoj dhe mendimin e tyre. Unë kam bërë gjimnazin në një fshat të Mirditës ku jam njohur dhe me një djalë që e pëlqeja shumë. Në simestrin e dytë të vitit të tretë ai më propozoi që bashkë të kishim një lidhje dhe unë vendosa që ti jap një mundësi se vërtetë ishte djalë i mirë dhe më pëlqente. Kur familjarët e mi e morën vesh më morën telefonin dhe më hoqën nga shkolla e vetëm sa dhashë provimet që mora gjimnazin. Studimet e shkollës së lartë nuk i vazhdova dhe familja ime ka vendosur të më fejoj me një djalë nga fshati por unë nuk dua dhe sdi çfarë të bëj. Ndonjëherë mendoj sikur të arratisem me djalin që dua por kam frikë nga pasojat! Ju lutem më thoni çfarë të bëj se burrë pa dëshirë nuk mund të marr.
-Më mirë arratisu me djalin që do e thuaju të shtëpisë me anë të telefonit që je lidhur me djalin që do e do të kalosh jetën me atë e të krijosh familje me djalin nga shkolla. Mirela
-Më mirë bindi të shtëpisë që do djalin nga gjimnazi e mos krijo konflikte me ata që t’a pranojnë zgjedhjen tënde pasi ti do kalosh jetën me atë jo ata. Xhorxhina
-Mendoj të sqarohesh me të shtëpisë dhe t’u tregosh që zgjedhja jote është e duhura dhe se ai është njeriu që ti do e që do të martohesh me atë. Mandi
-Është për të ardhur keq që ka akoma kështu mentalitetesh në Shqipëri por mendoj që është më mirë që të arrish në një konsesus me familjen tënde e të pranojnë zgjedhjen tënde e të martohesh me djalin që do jo me atë që të detyron familja jote. Migena
-Nga familja kurrë nuk vjen një propozim i keq pasi ata nuk t’a duan të keqen, ndaj mendoj të dëgjosh familjen e të krijosh familje me propozimin e tyre që kanë për atë djalin nga fshati jot. Erjon
-Do bëje mirë të arratiseshe pasi nëse djali që do është djalë i mirë kaloje jetën me atë e jo me propozimin që të bën familja. Elona
-Më mirë të zgjedhësh djalin që do e t’i bindësh të shtëpisë që ai është djalë i mirë e do të lidhesh me atë e të martohesh. Jugersa
-Situata jote qenka shumë e sikletshme dhe do të rekomandoja të lidheshe me djalin që ti do duke menaxhuar dhe marrëdhënien që ke me prindërit e tu. Stela
-Më mirë të zgjedhësh djalin që të propozoi familja pasi ata e dinë më mirë se çfarë është më e mira për ty. Miranda
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!