‘Deliverance’, u hodh në treg nga producenti Ian Boxill, mbi të cilin u ngrit akuzë nga trashëgimtarët e Prince, të cilët kanë kërkuar rikthimin e këngëve duke pretenduar se ka pasur një kontratë mes artistit dhe Boxill që këngët e tij do të duhet të mbeten pronë e Prince.
Më 21 prill, pikërisht një vit pas vdekjes së Princit, dje u raportua se do të publikohet CD-ja e titulluar “Deliverance”. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi që, ky material mund të qëndroj i pahapur, dhe tashmë është larguar nga iTunes, Apple Music, Amazon Music dhe Google Play, aty ku ishte publikuar të mërkurën, shkruan billbord.
Ky veprim ka ardhur pas vendimit të gjykatësi për të bllokuar lëshimin e albumit. ‘Deliverance’, u hodh në treg nga producenti Ian Boxill, mbi të cilin u ngrit akuzë nga trashëgimtarët e Prince, të cilët kanë kërkuar rikthimin e këngëve duke pretenduar se ka pasur një kontratë mes artistit dhe Boxill që këngët e tij do të duhet të mbeten pronë e Prince.