Fabjola Kuburi:- Ersida, ti ke 4 vjet që po punon tashmë në klinikën tënde për dhëmbët , nën emrin “Brilant”. Mendon se po bën një punë “brilante”?
ERsida Calja:- Pikërisht sot bëj 4 vite nga dita që hapa klinikën time të parë dhe çdo ditë që kalon ndihem më e sigurtë për zgjedhjen që kam bërë, më e kënaqur dhe më e shpërblyer. Nuk do ta ndërroja me asnjë profesion tjetër. Jam 100% e kënaqur nga puna që bëj sepse është një punë të cilën e bëj me shumë pasion, përkushtim dhe dashuri. (Buzëqesh).
-Ersidë e dashur, ti je një prej doktorëve specialistë të gazetës tonë që u përgjigjet lexuesve çdo javë për problemet e tyre me një pjesë të rendësishme të trupit të njeriut, sistemin e përtypjes pra goja dhe dhëmbët, sa e vlerësuar ndihesh kur lexon pyetjet që të drejtohen në emër?
– Përshëndetje! Është kënaqësi dhe privilegj për mua të jem pjesë e përjavshme e gazetës Intervista. Kam qenë dhe jam lexuese e rregullt e kësaj gazete prej vitesh pa menduar ndonjehëre që një ditë do shkruaja për të. Padyshim është një kënaqësi e veçantë kur pacientët me drejtohen në emër po aq sa ndjej dhe një përgjegjesi për të qenë sa më profesioniste dhe e kuptueshme në përgjigjet e pyetjeve që lexuesit më drejtojnë çdo javë.
– Këtë profesion e ke të lidhur me vetë jetën tënde?
-Ky profesion erdhi krejt natyrshëm në jetën time, më tepër për të plotësuar një dëshirë të prindërve të mi, kryesisht të babait tim dhe sot është kthyer në një motiv për jetën time është një profesion që unë e dashuroj.
-Disa media të kanë cilësuar si dentistja që vishet më bukur dhe kanë të drejtë sepse unë të njoh dhe realisht shquhesh për pamje të bukur dhe veshje të këndshme, të përkëdhel ky fakt?
-Faleminderit për komplimentin. E vlerësoj aq më tepër e thënë nga ju. Ndoshta kjo lidhet me atë botën time të brendshme, ku brenda meje fle një pasion për pikturën dhe këtë gjë e shpreh në mënyrën se si kombinoj veshjet e mia. Më pëlqen e bukura dhe kujdesi për veten tregon kulturë e njëkohësisht respekt për personat me të cilët ndaj kohën time.
-Nëse do të duhej të zëvëndësoje një mëngjes pune me diçka tjetër çfarë do të ishte?
– Gjëja e parë që më vjen në mendje janë mëngjeset e ëmbla kur më zgjon mbesa ime e vogël Amel. Mëngjeset e punës me shumë kënaqësi do doja ti zëvendësoja me familjen time pasi nuk janë shumë të shpeshta për shkak të largësisë.
– Ti je quajtur edhe si “dentistja e vipave”. Punon shumë me personazhe të njohur?
– Po, është e vërtetë që unë punoj me shumë personazhe publike si Venera Lumani, Lind Islami, Renato Mekolli, Stela Kotri, Laura Nezha, Arinda Gjoni, Ervin Gonxhi, REnada Caci, DElinda zhupa, Brunilda Lahe, Alesia Noka. Këtë shkrim e gjeni të plotë në numrin e ri në gazetën Intervista ose mund ta blini online