Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vida Kunora: Pse marrin të huaja shqiptarët?

Këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Vida Kunora, sapo ka sjellë për publikun këngën e saj më të re me titull “Me Shqiptare ke me u Martu”. Në prurjen e saj më të re, Kunora i qëndron besnike ritmeve tradicionale veriore shqiptare, dhe si gjithmonë teksteve me një mesazh brenda tyre. Kënga trajton martesat e djemve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendlindjes së tyre, të cilat domosdo, do jenë të thurura me një vajzë shqiptare! Për këngën dhe më tepër, Kunora flet ekskluzivisht për gazetën “Intervista”

 

Klajd Heta:- Vida, përshëndetje! Urime për projektin e ri. Para se të zbërthejmë atë, por dhe jetën tënde dhe planet e tua për të ardhmen, ne dhe lexuesit duam të dimë dy fjalë për realizimin e këtij projekti..!

Advertisement

Vida Kunora:- Përshëndetje dhe respekt për gazetën tuaj dhe stafin e mrekullueshëm! Ishte një dëshirë e flaktë e imja për realizimin e këtij projekti mjaft domethënës. Kënga është realizuar me muzikantin tepër të talentuar, Altin Toma, me të cilin punoj prej 15 vitesh, në studion e kompozitorit Genti Lako. Tekstin e kam përpunuar unë, pasi kjo këngë është kënduar më përpara nga një koleg i imi nga Kosova. I mora leje për “huazimin”, pasi e kisha merak këtë këngë. Është sjellë aq bukur dhe pritur mjaft mirë. Ka vetëm pak ditë dhe ka thyer rekord shikimesh. Kjo tregon që publiku është dakord me mua! (qesh)

-Sa ngushëllim mund të gjejë një emigrant shqiptar tek një vajzë shqiptare, dhe pse jo tek një e huaj?

– Meqenëse shumicën e kohës unë jam jashtë vendit me obligimet dhe evenimentet e mia, më ka ndodhur të shoh dhe të njoh shumë djem shqiptarë që jetojnë dhe kurorëzohen me vajza të huaja, gjë e cila nuk më pëlqen! Jo se jam raciste, por në njëfarë mënyre jam atdhetare. Kur djali martohet me një të huaj, fëmija pothuajse nuk e flet fare gjuhën shqipe. Mirë tani në këtë brez, po në të ardhmen ç’do ndodhë? Shqipëria ka femra të bukura, të zgjuara, të ëmbla dhe të dashura. Vajzat shqiptare janë simbol i zgjuarsisë dhe bukurisë. Pse duhet një e huaj? Qëllimi i vetëm janë letrat. Para disa ditësh isha në një dasmë në Londër. Nusja ishte rumune, ashtu si gjysma e banketit. U harrua shqipja dhe filloi të flitej veç gjuha rumune. Unë jam pak tradicionale! Kam një thirrje për gjithë djemtë shqiptarë: Martohuni me shqiptaret, racën më të bukur në botë.

– Ky është videoklipi yt i disatë, dhe përsëri është xhiruar në një ambient në natyrë. Pse e admiron kaq shumë Vida natyrën?

– Videoklipi është xhiruar diku në Pezë, nga kompania “Sëart” dhe “TV MusicAL”. Videoklipi është i thjeshtë, pa ngarkesa, diçka bio si vetë stili im. E dua natyrën, pasi më duket origjinale dhe e bukur për syrin e shpirtin.

 

Këtë shkrim e gjeni të plotë në numrin e ri në gazetën Intervista ose mund ta blini online!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i Ilir Metës: Servet Pëllumbi i marrtë të keqen Monit

Next Post

Ersida Calja: Dentistja e vipave

Advertisement