Jam  një vajzë 24 vjeçe nga Shqipëria e Mesme, kam studiuar në shkollë të lartë, jam e paraqitshme dhe shumë positive si person. Jam në kërkim të një lidhjeje serioze, kërkoj një njeri shumë të mirë, me pamje të mirë siç jam edhe vetë. Dua që të ketë vite që jeton jashtë shteti dhe ti përkasi moshës 29-35 vjeç, me gjendje shumë të mirë ekonomike, e theksoj  që të ketë synimin për të krijuar familje. Ai që e gjen veten në këtë sms të lër njoftim dhe unë do bëj zgjedhjen time. Faleminderit!

Jam një femër beqare, me arsim të lartë, me banim në Tiranë. Kërkoj një partner për të krijuar familje. Personi të jetë mbi 50 vjeç, beqar, simpatik, i arsimuar dhe me kulturë. Të interesuarit numrin e gjejnë në redaksi.

Përshëndetje jam nje zonjë nga Fieri, emri im është Roza 31 vjeçe, e martuar me fëmijë. Jeta për mua është e vështirë kur ai që ke në krah nuk të mbështet po vetëm luan kumar. E keqja të bën të kërkosh më të mirën sidomos kur ke femijë. Do doja dike të më respektojë, të më ndihmojë nga ana finaciare dhe të kemi nje lidhje të mirë të kuptueshme e afatgjatë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Faleminderit per mirëkuptimin.

Jam Nilsa 36 vjeçe beqare, qytetare nga Shkodra, me vlera si në paraqitje dhe në karakter, jam e interesuar vetëm për njohje serioze (martesore) me një djalë deri 40 vjeç, beqar, qytetar me punë dhe ekonomi të mirë dhe larg veseve të këqija, i paraqitshëm me gjatësi, tip sportiv, pa njeri në ngarkim, një njeri që i përkushtohet familjes dhe të bëjë gjithçka për një grua, pra një njeri serioz dhe vetëm për të krijuar familje të shëndoshë. Të jetë me origjinë nga Durrësi, Tirana, Shkodra ose edhe në Usa, Francë. Larg mashtruesit, të divorcuarit, aventurierët. Kush është i interesuar vetem, të lërë vetëm adrese emaili për komunikim, jo numër telefoni. Faleminderit.

Përshëndetje, jam Aida një zonjë që i ka vdekur burri dhe po jetoj një jetë shumë të vështirë me fëmijët e mi. Unë jam 49 vjeçe dhe dua një lidhje shumë sekrete me një zotëri të mirë siç jam edhe vet. Dua që ai të më ndihmoj nga ana Ekonomike. Nëse ka të interesuar të lënë numrin në gazetë.

Jam një zonjë nga Tirana dhe dua të lidhem me një burrë të ve vetëm në Itali deri në moshën 60 vjeç.

Përshëndetje, jam Ada nga Tirana, intelektuale, familjare, serioze, e pavarur, e divorcuar dhe simpatike. Unë rrjedh nga një familje shumë e nderuar dhe jam e interesuar të njihem me një zotëri me cilësi positive, puntor, të përgjegjshëm, familjar dhe të moshës 37-42 vjeç që i përshtatet karakteristikave të mia për qëllime serioz.

Përshëndetje, jam Monika 47 vjeç nga Fieri. Martesa ime nuk ka shkuar mirë ndaj dhe unë jam në kërkim të një lidhjeje sekrete me një zotëri të mirë që ta kem afër gjithmonë dhe të më kuptoj se sa vuaj. Kush është i interesuar të më marr në numrin tim të telefonit: 0696597653

Përshëndetje, jam Liljana  31 vjeçe. Jam e interesuar për lidhje serioze me një person që nuk ka vese sepse dhe unë s’kam asnjë ves. Kush ka dëshirë të lër numrin në gazetë.

Përshëndetje, jam një zonjë, banoj në Tiranë, që më ka vdekur burri dhe kërkoj një zotëri deri në moshën 62 vjeç, me banim jashtë dhe dokumenta të rregullta, Francë Belgjikë, Gjermani. Kush është i interesuar të më lërë numrin e telefonit. Numri im ndodhet në redaksi.Faleminderit.

Përshëndetje, jam Matilda. Kam lënë numrin në redaksi për një zotëri të vërtetë dhe shumë serioz.

Përshëndetje, jam një zonjë 62 vjeçe me arsim të lartë, grua e ve, pensioniste dhe me fëmijë të martuar. Kërkoj një person pa problem dhe preokupime që të jetë i moshës time. Kush e ndjen veten Brenda këtij mesazhi të më telefonoj në këtë numër: 0684815572

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *