Përshëndetje, më ndodh që shumë shpesh sytë të më bëjn xixa dhe nuk e di pse më ndodh. Jam vizituar por s’më kanë dhënë një shpjegim ekzakt. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Përshëndetje, i nderuar letërshkrues. Për sa i përket ankesës tuaj të xixave para syve unë mendoj që duhet ta vlerësoni si problem, pasi rëndom në praktikën tonë okulistike xixat para syve janë pararendëset e tensionit të lartë të syve. Sëmundja e tensionit të syrit është sëmundje që dëmton në mënyrë graduale dhe të fshehtë, nervin e të parit. Kështu që ju sugjeroj një vizitë të syve sa me të shpejtë së bashku pasi duhet matur tensioni okular. Në letrën tuaj unë nuk mësova për moshën tuaj, e cila është e rëndësishme për këtë lloj ankese. Gjithësesi një vizitë të hollësishme duhet ta kryejmë. Ju mirëpres.