Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Genc Pepa: Koncert humanitar për fëmijët e sëmurë

Paratë nuk janë gjthshka në jetë, -thotë Genc Pepa, presidenti  i agjensisë së spektakleve “Pepa”, në Athinë. – Njeriu nuk duhet të mendojë vetëm për to, por të mendojë edhe për të bërë të mira, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Dhe, më shumë nevojë se të gjithë për ndihmë kanë ata që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Më e rëndë kjo sëmundje bëhet kur të bie te fëmija. Kohët e fundit u njoha më disa fëmijë të sëmurë shtruar prej kohësh në spital në Athinë e Kretë. Që nga momenti që i pashë ata, më mbetën në mend fytyrat e tyre dhe vendosa të bëj një koncert humanitar për të mbledhur para për ta. Thirrjes sime ju përgjigjën menjëherë shumë këngëtarë që pranuan të vinin pa asnjë shpërbim për këtë koncert.

Falenderoj me këtë rast këngetarët Maya Aliçkaj, Silvia Gunbardhi, Dafi, Ervis Behari, Vladimir Rustemi, Erjola Cuko, Lirim Gjonbiba, Klodian Rama, Klodian Meçka e Arment Smahili, nga Struga, me të cilët, ditën e dielë, datë 2 prill, në qendrën « Anodos » në Gazi, në Iraklio, Kretë, do të organizojmë këtë koncert. Të ardhurat e tij do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme shtruar në spitalin Pedhon Agjio Sofia në Athinë dhe në Iraklio.

Ftoj të gjithë bashkëtadhetarët tanë të marrin pjesë në këtë koncert. Jo vetëm do të kënaqen, por edhe do të ndihmojnë këta fëmijë që kanë kaq shumë nevojë. Koncerti mbështetet edhe nga zoti Arben Cani, i shoqatës « Emigranti »

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Shqiponja Club", shqip në mes të Athinës

Next Post

"Nëna ime", projekti që i vuri vulën karrierës së Xhelës

Advertisement