-Din e kishe menduar vite më parë se do të ishe pronar i një klubi me emrin « Shqiponja » në mes të Athinës?
– Po e verteta është që e kisha menduar prej vitesh. Shumë kohë e kisha në një cep të mendjes sime këtë ide. Thjesht po prisja momentin e duhur për ta realizuar.
-Ishte e vështirë të hapje një klub shqiptar në Athinë?
– Po ka qenë shumë e vështirë pasi të gjithë e dimë rracizmin që ekziston në Greqi. Ideja e një klubi shqiptar me emrin “Shqiponja club” në zemër të Athinës nuk i pëlqeu asnjerit prej atyre zyrtarëve që duhej të firmosnin dosjen për liçenën e tij.
– E ke ndjerë edhe në jetën e përditshme këtë racizëm ?
– Sigurisht që po, si të gjithë bashkadhetarët tanë, dhe unë shpesh herë, e kam ndjerë gjatë këtyre 21 viteve që jetoj në Greqi. Në disa raste kam humbur dhe vendin e punës vetëm për arësye të prejardhjes sime.
-Si të erdhi ideja e « Shqiponjës »?
– Unë jam rritur nëpër klube. Gjithmonë me shoqërinë donim të festonim diku në një lokal shqip me cilësi eurpiane, por nuk gjenim. Kishte vetëm ca koncerte shqiptarësh të quajtura madhështore, por me muzikë tallava . Nuk kishte asnjë klub modern rinor shqiptar në Athinë. Ndaj krijova “Shqiponjën”.
-Sa klientë kanë ardhur deri më sot te « Shqiponja »?
– Deri në këtë moment që po flasim, te “Shqiponja club” kanë ardhur afërsisht 57.400 persona. Flitet për një periudhe trevjeçare…
-Sa këngëtarë ke ftuar deri tani ?
– Pothuajse të gjithë këngëtarët më të mirë shqiptarë kanë qënë te “Shqiponja”
– Cili ka qenë këngëtari më i sukseshëm, që ka mbledhur më shumë njerëz ?
– Pa dyshim që Noizy.
– Cili është sekreti i suksesit tënd ?
– Ha-ha-ha ! Nuk më pëlqen të them sekretin e suksesit tim. Le të mbetet sekret që suksesi im të vazhdojë…
– Na thuaj diçka edhe për veten ?
– Unë jam një njeri që gjithmonë më ka pëlqyer të rrezikoj shumë. Puna më ka bërë shumë të fortë. Më pëlqen që t’i them gjërat troç e përballë pa i ledhatuar veshët askujt.
– Si e shikon te ardhmen? Ç’plane ke ?
-Të ardhmen time po e ndërtoj. Jam akoma i ri dhe kam shumë gjëra dhe ëndrra për të ralizuar, edhe pse është një kohë e vështirë krize, por, siç thotë një fjalë e mençur, “ushtari i mirë në luftë duket”. Shpresoj që do ja arrij qëllimit që në të ardhmen të jem një biznesmen i sukseshëm dhe “Shqiponja club” të hapë krahët e saj dhe në qytete të ndryshme të Europës dhe jo vetëm..