Nimet Lakja ose siç njihet në botën e muzikës si DJ Nimo është një nga njerëzit më të njohur në Shqipëri e jo vetëm, që luajnë muzikë. Shkodrani Disc Jocer, një Dj me vlera dhe shumë i pëlqyer. Atë mund ta gjeni në club-et e natës dhe së fundmi edhe në bashkëpunime të vazhdueshme me këngëtarët më në zë. Dj Nimo, merret me profesionin e Dj, prej 5 vitesh në klubet më në zë shqiptare dhe jo vetëm. Ai ka qenë i ftuar në edicionin e fundit të Sofrës Shqipe në Athinë ku pati një sukses të madh. I pyetur per jetën e tij të përdishme dhe lidhjen më muzikën, ai thotë:- “Edhe gjatë ditës unë punoj, çdo gjë që bëj ka lidhje me muziken. Dita ime nis me muzikën, kaloj shumë kohë në studio duke krijuar muzikë dhe duke dëgjuar këngët e reja për festën e radhës. Kam një pasion tjetër, i cili në fakt nuk është i fshehtë por jo të gjithë e dinë. Unë e adhuroj sportin, të gjitha llojet e sportit. Jam shumë i apasionuar pas tij. Dita ime nis me dy pasionet e mia, sportin dhe muzike. Frekuentoj rregullisht palestrën. Ai shprehet se ka njohur e parë shumë personazhe të njohur:-” Në gjithë këto vite që unë luaj muzikë kam rastisur të shoh shumë figura të njohura në club-e, duke nisur nga futbollistët, këngëtarë e politikanë gjithashtu, që “zhvishen” nga serioziteti dhe kërcejnë e argëtohen pa fund. Ai është duke punuar me disa projekte për verën që vjen me artistë shumë të njohur në Shqipëri por edhe të huaj gjithashtu. Ai shton se:- “Eshtë e lodhshme por muzika të jep një ndjesi të bukur dhe kjo të bën të harrosh lodhjen. Është bukur kur e dashuron punën që bën”:- thotë Dj Nimo në përfundim.
Advertisement