Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mirënjohje zoti Lu! Nga Agron BERDAJ

Përkrahësit e reformës në drejtësi e gjejnë me vënd të distancohen nga deklaratat dhe sulmet ogurzeza të organit të akuzës dhe Prekurorit të Përgjithshëm të Shqipëris , drejtuar ambasadorit amerikan në Tiranë .Sulme të tilla të orkestruara nga forcat antireformë ,të ndodhura në panik me këto deklarata hipokrite dhe shpifëse ,provuan të hidhnin edhe fishekun e parafundit për ta sabotuar këtë reformë ,pasi fishekun e  fundit mesa duket ata ,e kanë ruajtur për vete , për një ditë më të zezë .

Ju zoti ambassador ,duhet të jini i qetë dhe krenar ,se deklaratat ndaj jush dhe kundër reformës në drejtësi ,nuk janë bërë nga prokurori për të mbrojtur shtetin dhe popullin nga krimi ,por janë bërë nga prokurori në mbrojtje të krimit dhe elitave qeverisëse ,në shërbim të korrupsionit dhe mafies që ka zënë për fyti shtetin shqiptar .Ju zoti ambasador ,nuk duhet t’ja merni per keq këtij prokurori për çfarë flet dhe akuzon ,pasi niveli i tij mediokër, i dalë nga rradhët e kapterave të policisë ,nuk mund të formulojë sulme të tilla politike ,me standarte të larta ,aq më tepër se ky institucion thuhet se duhet të  ishte i depolitizuar .Të vetmen meritë që duhet njohur atij është se duke qënë një vegël qorre ,e skllavëruar nga padronët që e ngjitën në këtë post ,i nënshtruar  deri në vasalizëm ,ai ka pranuar të bëhet mish për top i këtyre elitave mafioze .Pra, nga mediokër të tillë ,e ke shumë lehtë të kuptosh se ku janë gatuar deklaratat qe recitoi si papagalli ,prokurori Llalla ,pra, në guzhinën antireformë , flamurin e të cilës e mban selia e ShQUP-it ,dhe ajo e Kalit të Trojës ,brenda kualicionit qeverisës ,LSI-ja .

Lufta ndaj frontit antireformë do të jetë e vështirë ,pasi ata kanë në dorë segmentet kryesore të pushtetit ,kanë mafien që ka vendosur nën komandë shtetin ,kanë pushtetin ekonomik me të cilën mbajnë në këmbë një sistem të fuqishëm mediatik ,që është shëndërruar si një qen roje i pushteteve të korruptuara . Ne kemi një mafie shtetërore të organizuar ,e sprovuar në krime dhe tragjedi kombëtare , në dhunimin e lirive dhe te drjtave të njeriut ,në shkeljen e sovranitetit kombëtar ,në bashkpunimin e saj me shërbimet e fshehta të cilat në bashkpunim kanë kryer masakra dhe terror mbi popullin shqiptar .Te ne në Shqipëri ,ku ju zoti Lu jeni ambasador ,krimi dhe kriminelët e të gjitha ngjyrave janë të bashkuar ,kanë një qëllim ,mbrojnë njëri tjetrin nga dënimet shtetërore .Flamujt  partiak ,të ngjyrave të ndryshme ,shpesh herë nga të inkriminuarit përdoren  si fasadë për të fshehur krimet dhe bashkëpunimin mes tyre .Ky ishte një nga shkaqet ku parlamenti shqiptar është i betonuar nga deputetë kriminelë , me dosje të hapura në gjykatat shqiptare dhe ato europiane .Mafia kriminale që ka drejtuar Shqipërinë është mjaft e organizuar dhe e çartur ,edhe pse sot ,nuk e zotëron të gjithë pushtetin  .Kjo mafje , për interesat e veta thuhet se ka dashur të bënte kurban edhe ndonjë ambasador amerikan ,të hidhte në erë edhe selin ë e ambasadës tuaj  .Nuk bëhet fjalë më  për letrat anonime që këta palaço politik ,të SHQU-pit dhe të Kalit të Trojës ,kanë goditur mbas shpine , në mënyrë tinzare ,duke artikuluar në qeverinë amerikane shpifje dhe akuza ,për çdo ambasador amerikan .Pasi ka ndertuar pushtetin e krimit dhe korrupsionit mafja shtetërore përpiqet t’i mbrojë asetet kriminale duke spekuluar e xhongluar  me  doktrinat dhe ligjet e sistemeve  demokratike. Kështu ata, oponencën ndërkombëtare për ta pastruar drejtësinë nga krimi nuk mungojnë ta quajnë si ndërhyrje në punët e brëndëshmë , si humbje të sovranitetit kombëtar .Pra, ata as më pak as më shumë, në këtë mënyrë kërkojnë sovranitetin e krimit dhe paprekshmërinë e tij   .Në këto kushte zoti Lu, qëndrimi juaj i paepur për ta çuar para reformën në drejtësi ,është vërtet fisnik ,burrëror ,human  i guximshëm dhe largpamës .Jam i bindur se ju nuk rratë viktimë e kurthit të 23 korrikut ,e të të ashtëquajturit konsensusit të madh qe miratonte në parim reformën në drejtësi ,se nuk u gënjyet as nga festa ,nga shkëlqimi me të cilën prezantoheshin  heronjt e vetëshpallur të konsensusit .Duhet ta dini zoti ambasador se në Shqiperi tradhëtitë ,tragjeditë  dhe kurthet e mëdha janë shoqëruar me gosti kaq madhështore e maramëndëse ,për ta fshehur krimin . A nuk po i luajnë forcat antireformë të gjitha kartat për ta sabotuar këtë reformë edhe pas konsensusit të madh . Ju akuzojnë juve për lidhjet me Sorosin ,dhe kush SHQUP-i i cili si kompani lobimi dhe drejtuese të fushatave elektorale kishte Podesa Lobing ,një nga kompanitë e Sorosit ,e cila në mënyrë të paligjëshme e solli këtë subjekt politik dhe antidemokratik dy herë rradhazi në pushtet .Keta që nga taksat e popullit i paguanin kësaj kompanie shuma maramëndëse .Këta të pacipë dhe të degjeneruar si qënie njerëzore akuzojnë të tjerët si përkrahes të Sorosit ,duke harruar se vetë ata ishin shërbëtorët më të zellshëm dhe perfituesit më të mëdhenj nga politikat e tij .

Advertisement

Si përfundim, duke shprehur respekt për kontributin dhe vendosmërinë tuaj në zbatimin e reformës në drejtësi ,nuk mund të rri pa ju kujtuar një parim strategjik amerikan se ata gjithmonë goditjen kryesore e japin në pikën më të fortë të kundërshtarit .Ndaj ndoshta është e nevojshme që ky parim të zbatohet edhe në luftën ndaj frontit të korrupsionit shqiptar .Pas goditjes të peshqve të medhenj të mafjes shqiptare ,peshqit e vegjel dorëzohen pa kushte .

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Granit Shala: Shqiptarët po trajtohen si dorë e dytë

Next Post

Besnik Berisha,mjeshtri që shoqëron Medën kudo

Advertisement