Përshëndetje doktoresha. Jam Klaudja 29 vjeçare që kam bërë dy lindje normale. Lëkura e barkut më është varur shumë dhe kam strija deri në zonën e kërthizës. Problemi kryesor është që edhe një gotë ujë të pi fryhem. Me peshën jam normale. Kam kryer masazhe të ndryshme, elektroda dhe vajra me përmbajtje bimore për të rregulluar pamjen e lëkurës por asnjë rezultat i dukshëm dhe fryrja vazhdon. Çfarë më këshilloni?
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II,
tel 00355686779875:- Përshëndetje, e dëgjoj shpesh këtë shqetësim, ku vajza të reja kërkojnë të ndryshojnë paraqitjen e trupit pasi lindja e fëmijëve ka lënë gjurmë. E dashur, si fillim lejomë të të them diçka tepër të rëndësishme. Trupi yt ka ndryshuar pasi ti ke sjellë në jetë një krijese dhe është detyra hyjnore e çdo femre të kryej këtë mision. Gjatë shtatëzanisë trupi i femrës pëson ndryshime radikale. Shtimi në peshë nuk është problemi kryesor që ndodh. Rritja e fëmijës brënda mitrës së nënës ushtron presion të vazhdueshëm në murin e barkut. Tek disa femra, muskulatura abdominale është më tepër e zhvilluar dhe trupi e përjeton shtatëzaninë si një proçes krejtësisht natyral duke mos lënë asnjë shenjë të dukshme. Tek të tjera, muskujt e barkut janë më delikate dhe ndodh një dobësim i tyre. Për këtë arsye, pas lindjes, edhe një gote ujë të jep fryrje. Sikurse muskulatura e barkut, edhe elasticiteti i lëkurës nuk është i njëjtë tek çdo njeri. Ka gra në moshë që mund të kenë kryer 5-6 lindje dhe nuk kanë asnjë strije, sikurse ka vajza të reja që kanë krijuar strija qofte edhe vetëm nga luhatja e peshës. Përfundimisht mendoj se shtatëzania ka lënë gjurmë në trupin tënd. Do t‘ju rekomandoja abdomenoplastinë. Është një ndërhyrje kirurgjikale e cila nuk rregullon vetëm lëkurën e varur, pra anën estetike, por rregullon edhe diastazën muskulare, ose dobësimin e muskujve të barkut. Pas kësaj ndërhyrjeje ju do të keni një bark të sheshtë dhe lëkura me strija në këtë zonë do jetë histori e harruar. Përveç kësaj, ne rindërtojmë dhe kërthizën në pozicionin e mëparshëm duke ju dhënë dhe një zvogëlim të saj. Për informacion më të detajuar dhe për përcaktimin e saktë te diagnozës në rastin tuaj. Jeni e mirëpritur për një konsultë nga afër.