ANS këngën e parë e ka incizuar në vitin 2010, e quajtur “Killers Flow”. Kjo këngë kurrë nuk u publikua në rrjete sociale, për arsye krejt personale të artistit të ri, i cili megjthatë nuk u ndalë, po vazhdoj ta “mbysë floën”, duke e kultivuar përherë e më mirë. I frymëzuar nga Bob Marley, Michael Jackson e Biggi&Pac, Blerim Bajra ka nisur rrugën e asaj që ishte ëndërra e tij, rrugën e muzikës, që tashmë e ka pjesë të çdo dite të jetës.
Artisti i ri i hip-hop muzikës është nga Gjilani, por që kur ishte dy muajsh familja e tij është vendosur në Cyrih të Zvicres, ku edhe vazhdojnë të jetojnë. Me muzikë merret që në moshën 15 vjeçare, ku ka punuar me producent të ndryshëm nga Zvicra dhe Kosova. Ndonëse apsolutisht i talentuar, deri më tani nuk e ka parë të udhës të flasë shumë për vetën, për punën e tij. Por, ama është tamam në kohë. Blerim Bajra i njohur si ANS është vetëm 21 vjeç dhe është i pa krahasueshëm në shkrimin e teksteve dhe bërjen e muzikës rep. Një talent dhe krijues urban, që godet në secilën fjalë e poezi repi.
Reperi që po e ndërtom identitetin e tij në këtë rrymë muzikore, thotë se nuk i intereson të sjellë përditë këngë e klipe. “Nuk dua, sepse për të bërë një melodi, tekst e klip, duhet shumë kohë e fantazi. Vetëm kështu dalin gjëra me vlerë”, thotë ANS. “Me”(Unë) është kënga e parë e reperit, e cila pati një impakt në publik. Teksti, video dhe të gjitha janë “prodhuar” sipas idesë së tij, andaj thotë se “Me” është diçka personale. Artisti nga Gjilani sot ka sjellë projektin e radhës, që padyshim do të bëjë diferencën në tregun tonë muzikor. “Tekstin e kam shkruar vetë, videoklipi është xhiruar në Gjilan nga “Biggy Image” – Arber Ahmeti. Ka dalë një projekt fantastik, që besoj se do të pëlqehet”, shton reperi. Kënga që lansohet sot nga ANS mban titullin “Carramba” dhe që nga titulli duket se po vjen diçka ndryshe.
Advertisement