Fotografja e mirënjohur, ajo që realizon fotot e shumë personazheve publike dhe që realizimi i tyre mban firmën e saj, Fjoralba Maliqi, duket se ka arritur të krijojë një “folezë” të sajën ku e tëra do jetë me dhe për fotografi. Në një foto të postuar në instagramin e saj, ajo ka lajmëruar #Comingsoon #studio, #underconstruction, gjë që të bën të mendosh që studioja e saj shumë shpejt do jetë gati. E dashuruar me fotografinë, ajo ka fiksuar në celluloid qindra imazhe të njohura shqiptare dhe pse jo dëshira e saj është që të bëhet nje fotografe internacionale. Të gjithë ata që janë të dashuruar pas artit të bukur të fotografisë, mund të shkojnë dhe të realizojnë fotot që ëndërrojnë. Fjoralba, suksese dhe sa më shumë foto të bukura, në profesionin që ti aq shumë e ke përzemër.
Advertisement