Është piktor dhe këngëtarë. Është artist. Nuk i mungon as stili i veçantë e ndryshe. Avniu së fundi është më produktiv dhe po tregon se pavarësisht tendencave komerciale, arti ende e gjen rrugën e vet. Në këtë intervistë, flet për pikturën, muzikën, stilin, familjen…

Avni ti je kengetar dhe piktor. Ke do me shume, pikturen apo muziken?
Si të them është piktura qe më frymëzon per këngen, e kur jam me këngën motivohem për pikturën, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe s’mund ti ndajë.

Ke edhe stil. Si e perkufizon stilin tend?
Faleminderit për komplimente. Jam shumë i dhënë pbas veshjeve, me pëlqen çjdo gjë që është në trend. Mundohem të shfaqem mirë.

Çfarë vesh më me qejf?
Më qejf i kam veshjet urbane, por nuk përjashtoj edhe ato glamuroze në raste festash ose evenimentesh.

Vendos shpesh kapele. A ke shumë të tilla?
Kapelat i kam shumë qejf dhe ngado që shkoj nëpër vende si Londra ,Stockholm,Kopenhagen etj, janë gjëja e parë që më bien në sy. E vërtet që kam një numer të madh kapelesh.

Çfarë mendon se të identifikon si tip?
Jam një natyrë e qetë. Më karakterizon besimi, korrektësia dhe mbi të gjitha sjellja, mendoj.

Pika jote e dobët?
E, kush tjetër mund të jetë veç Lorena, vajza ime, engjëlli im që e dua aq shumë. është pika ime e dobët.

Pak fjalë për familjen?
Familja ime e gjere janë ketu të gjithë në Suedi.
Bashkëshortja ime është Nora, të cilën e falemnderoj që është një person shumë i rëndësishme për mua, gëzoj perkrahjen e saj si në muzikë e edhe ne çdo aspekt tjetër.

Projekti i radhes?
Them se projekti i radhës të jetë një bashkëpunim. Por, se mendoj të nxitohem se në tregun e muzikës ka sot shumë këngëtarë të talentuar, të cilët megjithatë po nguten shpesh në sjelljen e këngëve, pasi ende pa u shjuar mirë njëra, e prezantojnë tjetren. Po mendoj për projekte që janë të destinuara të jetojnë më gjatë se një sezon.

https://youtu.be/TTfaFKnmDQ4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here