Rastet që këngëtarët shqiptarë kopjojnë muzikën apo këngët e huaja nuk janë të panjohura dhe aq të rralla, ndoshta prej këtij fakti kur të huajt kopjojnë diçka nga artistët shqiptarë, bën lajm dhe bujë. Kështu ka ndodhur me këngëtarin Valton Krasniqi, i cili përmes një statusi në facebook ka lajmëruar “vjedhjen” e njërës prej këngëve të kënduara prej tij dhe saktësisht “Single Lady” që ka qenë një bashkëpunim mes tij dhe këngëtares Bruna nga këngëtarët arabë. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij:
“Të nderuar miq e fansa, ju lajmëroj se kënga ime “Singel lady” është kopjuar orgjinal nga yjet e Armenisë dhe nga Arabia. “Super Sako & Suro” është kënaqësi dhe jam krenar se këngët e mija dëgjohen edhe në shtetet arabe. Por, kjo këngë së shpejti do të bllokohet deri sa të kemi një marrëveshje, për të shitur të shitur të drejtat autoriale”
https://www.youtube.com/shared?ci=VëMADmOeKCc