Pas kërkesës së Jolie për kujdestarinë e plotë të gjashtë fëmijëve të çiftit, situata që është duke i thyer zemrën Brad, është fakti se Angelina po bën çmos për t’i mbajtur larg fëmijët nga ai.
Sipas një burimi të afërt me aktorin, Brad është i bindur se aktorja 42 vjeçare po i “helmon” fëmijët kundër tij dhe nuk arrin ta kuptojë se si mund të sillet në këtë mënyrë ish-bashkëshortja e tij. Është e qartë se gjithçka ka marrë fund mes tyre, por të paktën dashuria për fëmijët nuk mund t’i privohet!