Përfaqësues të 5 komunave të Dukgjinit, sot përmes një komunikate kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend ta pranojnë ligjin e ndryshuar për veteranët. Ata i kanë bërë thirrje presidentit që ta kthej mbrapsht ligjin. Veteranët nuk pajtohen që të kategorizohen luftetarët, sepse ky model i zhvlerëson luftetarët që realisht ishin pjesë e luftës.
Ja dhe qendrimet e tyre:
1. Nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i bëjmë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata..!!! Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas Marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës..!!! Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njiherit duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!! Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhët edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare),ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes , Pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative she Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999..!!!
2. Ne si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin kërkojmë që Kryesia qendrorë e OVL UÇK – ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë Mashtrimin Publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK – së..!!!
Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave : këta nuk janë më përfaqësuesit tonë:
3. Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do ti përdorim deri sa Veteranet vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të Unifikuara të Luftëtarëve të Lirsë..!!! Nëse OVL e UÇK – në nivel qëndror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individ ..!!! Ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të OVL UÇK-së..!!!
Rrnoftë UÇK e pandarë e Kosovës..!!!
Lavdi Dëshmorëve..!!
02 Janar 2017
OVL-UÇK
Dukagjin
Abdyl Mushkolaj OVL-Deçan
Sadri Hoxha OVL-Gjakove
Bekë Berisha OVL-Istogë
Gazmend Syla OVL-Pejë