Ajo vazhdon të mbajë epitetin si femra më e bukur shqiptare, madje një nga të paktat vajza shqiptare që ka kurore edhe të një shteti tjetër atë të Miss Gjermania. Po flasim për Egzonita Alla, vajza me origjinë nga Peja por që jeton në Gjermani është parë pak ditë më parë në Prishtinë nën praninë e menaxherit të njohur Robert Ukaj, ku mësojmë se këtë herë ajo ka ardhur jo për fotosesion por për të luajtuar si aktore në filmin që po vjen me titull “Biznesmeni”. Ky film është nën regjinë e Sevdai Radogoshit dhe Afrim Mula e me skenar nga Shkumbin Radogoshi. E bukura Egzonitë do të provojë sërish rolin si aktore në një film dhe urojmë që të shkëlqejë si në pasarela.
Advertisement