Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Paloma e “Fiksit”, nuk njeh rregulla

rudi-topit-4 rudi-topit-5 rudi-topitJemi mësuar ta shikojmë në kronikat e emisionit “Fiks Fare” në Top Chanel dhe pas një mungese në ekran, ajo vjen sërish me energji dhe forca  të reja. Rudina Demneri apo siç njihet nga të gjithë si Paloma e Topit, pas disa ngjarjeve të rëndësishme ne jtënës e saj, si martesa me një emër të njohur në muzikën shqiptare por që ai nuk është shqiptar Alandy dhe lindjes së vajzës së tyre Luna. E freskët, e përgatitur dhe shumë e dashur për publikun, Rudina apo Paloma, quajeni si të doni, tregon për gazetën Intervista, gjithçka rreth vetes, familjes dhe televizionit.

 

Fabjola Kuburi:- Rudina….apo Paloma, si do të quajmë gjatë kësaj interviste?

Advertisement

– Si të duash jam mësuar tashmë.(Buzëqesh)

-Rudi, kështu jam mësuar unë të të thërras, rikthehet në Fiks Fare. Ke postuar një status me nota shumë të larta lumturie. Na i përshkruaj edhe ne këtu…!

– Pas një pushimi të gjate më kishte munguar përkushtimi intensiteti dhe angazhimi. Fiksi       për mua ka qënë dhe do të jetë një shkollë shumë e mirë e gazetarisë investigative. Më ka mësuar të guxoj .. të guxosh në ditët e sotme nuk është lehtë.. Ndaj ato fjalë që shkruajta për rikthimin tim tashmë në statusin e një “nëne” më kanë bërë që të jap më shumë seç kam dhënë më parë. Këtë herë besoj se jam rikthyer me një dopjo forcë ..

– Puna, Luna, Alandy…si e koordinon kohën për të gjitha?

Hahaha,  është pak e lodhshme duke qënë se secila kërkon kohën e vet.  Puna më merr kohën më të madhe.. Andrei përveç gatimit nuk është se më bie shumë në qafë. Ndërsa Luna ime është shplodhja dhe arsyeja më e bukur e kthimit në shtëpi. Me pak fjalë dita fillon në 6 me zgjimin e vajzës dhe përfundon në 11 të natës.. zgjimet natën mos i llogarisim. Kur njeriu vendos të krijojë familje do ti marrë parasysh të gjitha, jam e bekuar dhe për këtë dhe lodhja më kalon.

– Një bashkëshort muzikant, i huaj madje dhe një bashkëshorte gazetare. Si funksionon kjo lidhje profesionesh të ndryshme?

Mua më pëlqen muzika, tër ditën këndoj dëgjoj muzikë dhe për këtë arsye punoj dhe në radio. Kaq shumë qejf kam të flas për muzikë sa bashkëshorti më thotë aman më lër me këtë temë se dua të më bien veshët pushim në shtëpi. Shkojm shumë mirë. Kur nuk ishte Luna shkoja në studio pas pune tek Andrei dhe dëgjoja demot e tij, mbaroj të kaloj kohë në studion e tij!

-Pas një sërë punësh të mira që ke bërë, cila është ajo më cilësorja, apo ajo që ka kërkuar më shumë mund dhe që iu ka “lodhur”?

– Nuk i mbaj mënd se kam që kur është hapur Fiksi, por vecoj vitet e para ku kanë qënë të arta.

-Ti je pjesë  e një emisioni si Fisk Fare, ku në qendër ka problemet e përditshme sociale, politike dhe jo vetëm, probleme me të cilat përballesh çdo ditë dhe do s’do duhet të qëndrosh e fortë përpara çdo situate. Sa të vështirë e ke pasur ti për të qëndruar brenda këtyre rregullave?

– “Fiksi” për mua, s’ka pasur rregulla. Autorët më kanë lënë të shpreh të gjithë dufin tim dhe në shumë raste më ka ruajtur Zoti.  Paloma e fiksit nuk njeh rregulla por hyn direkt në problematikë.

-Cili ka qenë lajmi apo kronika më e hidhur që ke transmetuar ndonjë herë në karrierën tënde?

– Varfëria dhe gjakmarria.  I kam ndjekur pak këto tema dhe kam hequr dorë se nuk i përballoja dot nga ana shpirtërore. Nuk kisha mundësi ti ndihmoja kur shihja kushtet e mjerueshme dhe privimin e lirisë. Përfshihesha shumë emocionalisht.

-Çfarë orë të gjen në punë dhe kur e lë atë?

– Filloj në 9:00 dhe përfundoj në 5:30.

-Sa e realizuar ndihet Rudina në këtë pikë ku është, në punë, në familje, shoqëri…?

Askush nuk ndihet i plotësuar me atë që kërkon në punë. Gjithmonë kam dashur të bëj atë çka më mbush mua, por në “Fiks” sa kam filluar, kur të mbaroj sezoni ja vë notën vetes, ndërsa në familje mendoj se jam një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar. Sidomos me vajzën që nuk më ka shpëtuar detaji më i vogël deri më tani. Luna mamit.

-Po të qenit prind çfarë do të thotë për ty, sa i mungon Lunës tënde, për shkak të orëve të gjata në punë?

– Ehh, Luna nuk e bën dallimin akoma se është e vogël, por di të them se ka një dashuri shumë të madhe për kujdestaren e saj Bardhën që e do shumë dhe kur vjen në shtëpi zëre se nuk jam mami që e pret, e do shumë kujdestaren e saj.

-Sa e vështirë është të jesh femër gazetare dhe për më tepër e suksesshme. A gjenden hapësirat apo është femra që nuk kërkon mjaftueshëm?

– Për aq vite sa kam, nuk rri e vuaj shumë suksesin. Secili mundohet të jetë i suksesshëm në drejtimin e tij, është  një lloj energje pozitive që të ecësh përpara. Jam ende e re për të folur për arritjet e mia. Më duhet kohë të them kam qënë apo jo. Gazetarët e sukseshëm sot kanë bërë shumë kilometra në jetë që e kanë fituar atë status, unë jam akoma në fillim të punës, edhe pse kam nisur herët.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Çobani vlerësohet me Çertifikatë Mirënjohje nga projekti humanitar “Shpresë për Shqipërinë”

Next Post

Balaj, bekim nga qielli dhe toka!

Advertisement