– Sapo kemi prenotuar nje shtepi te re ne nje apartament te ri, por jemi ne kontradikte me burrin. Ai thote te krijojme tre dhoma, ndersa une jam per ambjente te hapura e te pandara pa mure. Me jepni nje mendim j lutem!
Seldi Shehu: – Sot shumica e klienteve kërkojnë hapësira të hapura për ambjentet e tyre. Nuk po pëlqehen më ato hapësira të mbyllura e të ndara. Sot jeta është bërë shumë aktive dhe familjarët përgjithësisht takohen bashkë në orë të vecanta. Nuk është mirë që edhe për ato pak kohë ata të rrinë në ambjente të ndryshme. Kjo mënyrë e re jetese ka sjellë si nevojë domosdoshmërinë e një hapësire të hapur dhe interaktive, shumëfunksionale. Krijimi i një ndërveprimi social qoftë edhe vetem viziv është mëse i domosdoshëm. Unë do ju jap disa këshilla sesi mund të ndërhyni ne ammbjentet tuaja, cilat janë hapat që duhen ndjekur.
1. Cilat janë kërkesat tuaja për funksionet që ju nevojiten.
Gjëja e parë që do tju duhet që në fillim të këtij procesi është hartimi i një liste me funksionet që ju nevojiten dhe hapësirat që zënë këto funksione. Për shembull mendoni për kuzhinën dhe numrin e personave që do e shfrytezojnë ose për madhësinë e tavolinës së ngrënies për të përcaktuar saktë distancat për vijat e kalimit, duke patur kujdes se për cdo derë që hapet në këtë vijë kalimi dhe për cdo mobilje që e zvogëlon këtë rrugë. Numri i personave që do okupojnë cdo hapësirë do të percaktojë dhe madhësinë e kësaj hapësire. Nje dome dite për 6 persona nuk është e njëjtë me një dhome ditë për 4 persona sepse kemi ndryshime që te tavolina e ngrënies, këndi i ndejtjes, kuzhina do ju duhet më e madhe etj.
2. Cilat janë marredhëniet tuaja me këto hapësira të reja?
Pasi të keni përcaktuar madhësinë e duhur për çdo hapësirë e të kuptoni se cilat hapësira duhet të jenë pranë njëra-tjetres atëherë vjen faza tjetër. Cdo person ka kërkesat e tij specifike si për shembull një divan të rehatshëm ne afërsi të hapësirës së ngrënies, këndi i lojrave për fëmijë në afërsi të kuzhinës, një hapësirë studimi në afërsi të dhomës sv ndejtjes, një sallë lojrash nv garazhd, një pishinë përballë këndit të ndejtjes e kërkesa nga më të ndryshmet. Të gjitha këto kërkesa varen nga stili i gjithsecilit prej nesh dhe duhet të merren parasysh. Një hapësirë e projektuar në këtë mënyrë është me e rehatshme. Shtëpia duket më personale, më clodhëse e më ftuese.
3. Cilat janë kushtet ekzistuese?
Shumica e projekteve të rimodelimit dhe organizmit nuk bëhen në një hapësirë të pastër. Projekti juaj merr formë brenda një gjëndje ekzistuese. Pozicioni i dyerve, dritareve, prizave elektrike, kolonat dhe lloji i elelemtit ndarës, të gjitha duhet të merren parasysh përpara se të behet projekti. Të gjitha këto ju kushtëzojnë dhe në njëfarë mënyre ju drejtojnë për zgjidhjen që doni të arrini.
4. Duhet patur parasysh rrjeti inxhinierik i tubacioneve
Për kuzhina, banjo, banak e të tjera kanë nevojë për një furnizim me ujë si dhe për tubacion për shkarkime. Ju do ti donit sa më afër të jetë e mundur dhe sa më të përshtatshme në mënyrë që të minimizoni kostot. Këta janë elementë shumë të rëndësishëm që ndikojnë jashtëzakonisht në riorganizimin e një hapësire.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)