Erdhi shtatori!
Erdhi shtatori,
ti dridhesh si gjethe,
vështron pa kurreshtje,
e vetme në heshtje.
Vera iku e s’ka kthim,
eja të ndajmë tok çdo gëzim,
edhe vjeshta është bekim,
mos u lodh në mendim.
Largim, rikthim, përjetim,
kështu është jeta shpirti im,
lindja e rënia e gjethes ka kuptim.
si çdo muaj, si çdo stinë.
Shtatori, kështu pra, shtatori…
merr orët e ditës e ndrin si meteori,
por ti mos u trishto nga ndjenja e pangopur,
se vetë dashuria, vetë jeta, nuk kanë të sosur!
Isidor Koti
Ai yll zemrën më qetëson
Nata dalëngadalë horizontin mbuloi,
Sytë e tu mendjen ma turbullojnë,
Dhe në dashuri më ftojnë gjithmonë,
Harromë, harromë sa s’është vonë…
Thellë në mendime kam rënë këtë natë,
E sytë jeshile në kthjelltësi me lodrojnë,
E hëna më fton kukafshehtas të luaj,
Më thotë: dashuromë se gjë tjetër s’dua…
Buzë detit e shkujdesur hedh hapin tim,
E mbrëmjen dua ta shijoj pa mbarim,
Valët lozin e qeshin gëzueshëm me mua,
Më pëshpërisin lehtë: më duaj të të dua!…
O valë tinëzare, më lini sonte të qetë,
Se unë këtë peizazh dua të shijoj lehtë-lehtë.
Pres yllin tim, prandaj qëndroj zgjuar
Vetëm ai yll ma qetëson zemrën e plaguar.
Luljeta Gjosha Pashollari
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërua !
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten pa fare zhurmë …
Humbur mes turmës në botë pa ngjyrë
Me shpirtin djegur, përvëluar
Të kërkosh për një fytyrë
Mes qindra të tjerave ngatëruar !
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëndroi mbi mua
Të t’shpojë mungesa si të jetë thikë
Oh Zoti im, sa shumë e dua !
Bledi Ylli
Mos lëndoni femrat
Femra përngjan me Tokën
rreth saj rrotullohemi(ç’është e vërteta)
Ajo krijoj botën
me të fillon e mbaron jeta !
Me lotët e saj krijohen lumenj
e derdhen në detin e shpirtit të saj
mos i lëndoni ju burrat e ‘mëdhenj’
se pa femrën jeta kthehet lotë e vaj !
Nëse e mbani vehten për burra të vërtet
Dashuroini, mos e lëndoni atë krijes të pafaj
Mos harroni se një femër u solli në jetë
e një tjetër solli më të shtrenjtët,fëmijën tuaj !
Skënder Laze Trebeshina
Endërrimtarë
Endrrimtarë të endrrave që kurrë s’i peshkuam
Fshehur si gjembat ne mes te petaleve
Te bukuren kur se arritem shume e mallkuam
Frymuam te vdekur ne boten e te gjalleve
Shijuam nje puthje dhe thirrem dashuri
pastaj ne shtrat djersitem duke belbezuar
Por sdime te dashurojme as une as ti
e ndoshta dashurine kurre se kemi takuar
Bledar Tafa
Dashuria është si lufta….
Dashuria është si lufta….
e thjeshtë për të filluar,
e vështirë për të mbaruar,
e pamundur për t’u harruar
Bajrush Imer Bunjaku