Me siguri, këngën e re, Mihrije Braha ia ka kushtuar vetes, duke patur parasysh se vitet kalojnë, por për Mihrijen duket se kanë mbetur në vend. “Sa vjet i kom” është titulli i këngës më të re të saj, që dashur – padashur personifikohet me vetë këngëtaren, që kurrë nuk duket sa vite ka, por sa vjen e zbukurohet. Mihrije, suksese dhe u zbukurofsh akoma më shumë!
Fabjola Kuburi: – Mihrije , edhe ti ashtu si këngëtarët e tjerë, i dhurove kësaj vere këngën tënde me titull “Sa vjet i kom” në të cilën vjen ndryshe nga këngët e tjera. Çfarë u mundove të sjellësh ndryshe këtë herë?
Mihrije Braha:- E solla një këngë ndryshe, moderne, shumë verore dhe mendoj që ia kam arrit qëllimit. Për mua, është njëra ndër këngët më të mira në karrierën time duke qenë se kështu janë edhe komentet të cilat kanë qenë të shumta dhe ky fakt më gëzon shumë.
– Është e kotë të them e rithem që koha për ty ka ndalur…!
– Kështu më thonë të gjithë dhe gjithmonë e marr si kompliment dhe më bën të ndjehem mirë, madje teksti i këngës brenda e ka këtë realitet, sepse s’ka ditë që njerëzit mos më pyesin “sa vjet i ke, sepse koha për ty ka ndaluar?”
– Edhe në klipin që e shoqëron këtë këngë shohim një Mihrije shumë sensuale dhe të buzëqeshur. Është efekti i stinës së verës, apo.. ?
– Kështu jam edhe në realitet, gjithmonë rrezatoj pozitivitet, por edhe ritmi i këngës më bëri të ndjehem shumë e lumtur.
– A je mjaftueshëm e lumtur me atë që ke arritur deri tani, apo ka gjithmonë diçka që do të duhej të ishte bërë?
– E lumtur, po deri në maksimum për sukseset dhe arritjet e mija. Po e mbaj nivelin e ndërtuar ndër vite, pa problem fare. Jam shumë e lumtur me karrierën dhe imazhin tim.
– Ka ndonjë gjë që të pëlqen po aq sa muzika?
– Po kur arrij të bëj vepër bamirësie, më besoni, ndjehem e lumtur për veprat e mira që i bëj.
– Cili është misioni që një këngë ka për ty?
– Sigurisht që fabula, të shkojë në vendin e duhur.
– Në punë, ndihesh e rrethuar nga njerëz të mirë apo nga inate, bërryla dhe xhelozi?
– Me njerëzit që punoj i zgjedh vetë dhe gjithçka është në rregull, ndërsa për sa i përket pjesës tjetër nuk i regjistroj as i llogaris fare.
– Në gjykimin tënd, cila është kënga që dallon mes shumë të tjerash, që e zotëron këtë sezon veror?
– S’e kam idenë se çfarë ndodh me të tjerët, sepse aq shumë impenjime kam sa që s’arrij mjaftueshëm të fle gjumë…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)