Është një artist i kompletuar dhe ka shumë vite që e shohin duke shopëruar me sintin e tij artistë më të njohur shqiptarë. E kemi fjalën për Gjon Ukaj, ku nga mbiemri kuptojmë se vjen nga familje me tradita në muzikën shqiptare, ku ai është nipi i rapsodit të madh Agustin Ukaj. Djaloshi muzikant ka lindur në Gjakovë dhe jeton për momentin ka 6 vite në Zvicër, ndërsa më herët 16 vite ka jetuar në Gjermani. Por ne mësojmë se pak javë më parë artisti ka sjellë edhe një këngë mjaft të bukur ritmike, e me video mjaft interesante duke ia qëlluar në shenjë me klipin e parë që po shikohet shumë me titull “Kafen e mëngjesit”. Njëkohësisht artisti në karrierën e tij muzikore ka edhe një album me 10 këngë, e nuk do të ndalet me kaq, përveç se është mjaft i kërkuar si muzikant nëpër koncerte e gëzime familjare, ai do të sjellë të tjera këngë solo.
Advertisement