Një nga lajmet e bujshme këtë javë ishte publikimi nga Bledi Mane i fotove qe tregonin jetën luksoze të vajzes së kryeprokurorit Llalla. Pikërisht për këtë ngjarje, 10 pyetjet, këtë javëe, ja bëmë Bledi Manes…
– Thonë se një hap e ndan trimërinë nga çmenduria. Më duket se me shkrimet e fundit e ke kaluar këtë hap, apo jo?
-Më fal që po bëhem pak krahinist, por më lër ta them se unë ndjehem rehat dhe krenar me origjinën time. I lindur në Frashër, I rritur në Përmet, I arsimuar në Përmet, Londër dhe Tiranë, patjetër, që të gjitha këto ngjizen së bashku dhe nuk të trashin muskujt, por të hollojnë trurin.
– U shkruajt ne shtyp se pas artikullit për jetën lluksoze të kryeprokurorit Lalla, ke patur kërcënime. Mund të na thuash konkretisht se si të kërcënuan?
-Ka pasur një dyndje kërcënimesh sasiore dhe cilësore. Cilësoret ishin në pakicë…
– Shkruajte në Facebook se “U dhje burrëria / vetëm flasin,nuk vinë të të vrasin!” Kaq qejf ke të tëvrasin, apo je i sigurt se shqiptarët nuk të vrasin?
-Kërcënimi më i madh që I bëhet një gazetari në Shqipëri, është blerja e tij. Çmimet janë rritur në mënyrë drastike.
– Përse të vrasin shqiptarët?
-Çdo vrasje në Shqipëri ka të bëjë me paranë. Shqipëtarët të vrasin vetëm për para. Edhe ato vrasje që, gjasme, në thelb kanë nderin, pas saj fshihet një pisllëk: kurva nuk ka marrë hakun e merituar nga tutori!
– Mirë, e morrëm vesh se ti nuk ke frikë se shqiptarët nuk të vriskan për një artikull ne media, por këta fëmijë pushtetarësh e pushtetarë nuk kanë frikë kur reklamojne pasuritë se një ditë do t’u kërkohet llogari? Apo mendojnë se kjo ditë nuk do të vijë?
-Kjo është e keqja jonë më e madhe. Zengjinët tanë të rinj, përveç se janë hajdutë pa norma e pa iman, kanë një lloj arrogance e tangërllëku që i nxjerr zbuluar në mos sot, nesër. E thënë shkurt e shkoqur: aristokraci e shkërdhyer!!!
– Je marrë shpesh me vajzen e djalin e Berishës, djalin e Meidanit, vajzën e Llallës, djalin e Fullanit etj. Ka njerëz që thonë “Pse merresh me fëmijët, merru me baballarët”. Si do t’u përgjigjesh atyre?
-Prindërit e njohin budallallikun e tyre dhe nuk shfaqen dendur nëpër rrjete sociale. Ndërsa fëmijët, budallenjtë e budallallenjëve, përveç se hapen bythësh rrugëve të Bllokut, hapen bythësh edhe nëpër instagram e facebook. E keqja është se këtu lënë gjurmë…
– E përmend shpesh burgun që ke bërë. Ç’gjë të ka mesuar burgu të cilën e mban parasysh?
-Burgu është universiteti i dytë që të mëson dallaveret, intrigat, të kalit nervat e të jep zemër.
– Në rrjetet sociale njerëzit të sulmojne sepse ti nuk kritikon Edi Ramën e madje të quajnë si “arma e tij”. Si do i përgjigjeshe kesaj akuza? Nuk ke përse ta kritikosh Edi Ramën, ke frikë nga ai, sepse punon në shtet, apo…?
-Këto 3-vjet që Edi Rama është në pushtet, unë kam botuar 30 artikuj ku sulmoj, jo vetëm Kryeministrin, por edhe disa nga ministrat e tij palaço. Madje shkrimi im i fundit, ka një titull erotik: “Të shkërdhefsha Rilindjen.” Dhe mos përtoni të kërkoni në Google e të lexoni artikujt e mi e ta shikoni nëse jam servil, bukëshkalë, i paguar apo atakues pa doganë. Unë kam 7 vjetë që punoj në administratë, dhe puna ime nuk është dhuratë nga Berisha apo Rama, por dhuratë e aftësive të mia.
– Kur dhe si mund ti mbyllet goja Bledi Manes?
-Është njësoj sikur të pyesësh kur do përfundosh së piri ujë, alkool, së ngrëni bukë, së bëri seks, së lexuari libra, së luajturi basketboll, së udhëtuari, së marri frymë…
10 batuta për 10
Shquhesh për sarkazmën e fortë dhe humorin e hidhur me politkanët. Në përfundim të pyetjeve mund ta thuash një përkufizim sarkistik për secilin nga 10 personazhet e kësaj jave politike: Bujar Nishani, Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Adriatik Llalla, Rexhep Mejdani, Koco Kokedhima, Majlinda Bregu, Ilir Beqja.
1. Bujar Nishani: Ishte më joshës me mustaqe…
2. Edi Rama: Kryeministri më arrogant që kam njohur…
3. SaliBerisha: E keqja e domosdoshme e opozitarizmit…
4: LulzimBasha: – Luli, uli, li, i, oiii, oiii, oiii…
5. Ilir Meta: Duhen dy për të kërcyer tango.
6.AdriatikLlalla: Mos ma ngacmoni Tikun këto ditë…
7. RexhepMejdani: Kur ishte President fjeti, tani që doli në pension u zgjua…
8. KoçoKokëdhima: Koço të zgjidh punë? Koço të ha munë!
9. MajlindaBregu: Urgjent frenat e PD-së!
10. Ilir Beqja: Si shëndetësia, ashtu dhe Ilir Beqja vetë, kanë nevojë për doktor…
(Këtë shkrim mund ta lexoni edhe në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)